Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta DOMINOJNE në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qëndrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi.
Pasditja VIJON në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C në zonat malore deri në 17°C në zonat e ulta.
Era do fryjë mesatare në Veri por e Fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.