Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pse është e rëndësishme kryerja në kohë e vaksinimit të fëmijëve ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Pse është e rëndësishme kryerja në kohë e vaksinimit të fëmijëve ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës
Shëndeti

Pse është e rëndësishme kryerja në kohë e vaksinimit të fëmijëve ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës

Last updated: December 19, 2024 17:09
5 Min Read
SHARE

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), me mbështetjen e UNICEF, janë duke zhvilluar një fushatë mbarëkombëtare për ndërgjegjësimin e prindërve te vaksinimit në kohë të fëmjëve ndaj Fruthit, Shytave dhe Rubeolës (FRP) me dy doza 1 dhe 5 vjeç.

Vaksinimi është një e drejtë themelore e fëmijëve, dhe si e tillë, prindërit kanë përgjegjësinë ta realizojnë atë në kohë ndërsa institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor kanë detyrimin t’ua ofrojnë dhe të krijojnë kushtet që ky shërbim të ofrohet kudo dhe të jetë i sigurt, pavarësisht kushteve social-ekonomike dhe vendbanimit të tyre.

Demo

Vaksinimi ndaj FRP mbron fëmijën tuaj nga tre sëmundje ngjitëse – fruthi, shytat dhe rubeola – të cilat mund të çojnë në komplikacione shëndetësore madje edhe humbje jete nëse nuk trajtohen ne kohe. Me mbështetjen e UNICEF-it, ISHP synon të rrisë ndërgjegjësimin për vaksinimin ndaj FRP në kohë dhe sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit.

Lexo edhe:

Çfarë zbulon aroma e trupit për shëndetin tonë!
Të jetosh pranë detit të zgjatet jeta me disa vite, por nuk është vetëm jodi
Çaji i nxehtë në verë? Ja 5 përfitimet surprizuese që nuk i dinit më parë
Cili është fruti i verës që meriton titullin superushqim?

Kjo fushatë është një iniciativë për të ndërgjegjësuar marrjen e vaksinave të fruthit, shytave dhe rubeolës (FRP) tek fëmijët në mbarë vendin dhe ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e vaksinimit ne kohe ndaj FRP.

Fushata nisi në 2 Dhjetor 2024 me një video ndërgjegjësuese të transmetuar në media dhe rrjete sociale, duke nënvizuar rëndësinë që ka aplikimi në kohë i të dy dozave të kësaj vaksine në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe po pasohet nga materiale të tjera multimediale, të cilat do të adresojnë jo vetëm rëndësinë e marrjes së informacionit rreth vaksinës FRP në burime të besuara por edhe keqinformatat që ekzistojnë rreth saj.

Kjo fushatë përfshin një sërë kanalesh dhe formatesh multimediale, si radio, ekrane digjitale, fletëpalosje dhe postime në mediat sociale, duke përfshirë zëra të rëndësishëm në fushën e shëndetit publik. Fushata po mbështetet dhe nga një sërë aktorësh kyç, duke përfshirë autoritetet lokale, UNICEF në Shqipëri, mjekë, psikologë dhe figura publike.

Përse fushata kundër Fruthit, Rubeolës dhe Shytave?

Kjo fushatë vjen pas një shpërthimi të ri të fruthit në fillim të vitit 2024, ku u prekën kryesisht fëmijët në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, zona në të cilat ka patur dhe një rënie në shifrat e vaksinimit të fëmijëve.

Megjithëse mbulesa vaksinale me doza është e lartë, sipas raportimeve të shifrave të vaksinimit nga ISHP, ka ende një numër të lartë fëmijësh te pavaksinuar ndaj FRP.

Një dozë e vetme e vaksinës ndaj FRP është afërsisht 95% efektive kundër fruthit, 78% efektive kundër parotitit (shytave), dhe 99% efektive kundër rubeolës. Pas një doze të dytë vaksine ndaj FRP, mbrojtja rritet në 99% kundër fruthit dhe 88% kundër parotitit (shytave).

Fëmijët që marrin të dy dozat e vaksinës ndaj FRP konsiderohen të mbrojtur për gjithë jetën.

‘Fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar, jo vetëm që rrezikojnë jetën e tyre, por dhe të fëmijëve të tjerë të cilët nuk mund të aplikojnë këtë vaksinë për shkak të problemeve të imunitetit.’, shprehet Rovena Daja, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP.

Kujtojmë se fruthi, rubeola dhe shytat janë sëmundje të parandalueshme, por ato mbeten një kërcënim i rëndësishëm për çdo person e veçanërisht për fëmijët. Vetëm fruthi mund të çojë në komplikime të rënda si pneumonia, encefalit, dëmtim te syve, madje edhe vdekje. Shytat mund të shkaktojnë probleme afatgjata shëndetësore si meningjiti, dhe kur ndodhin në moshën më të rritur mund të çojë në sterilitet, ndërsa rubeola, edhe pse më e lehtë, paraqet rreziqe të rënda për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur, duke çuar në defekte të lindjes dhe humbje të degjimit.

Inkurajojmë prindërit të marrin pjesë në këtë fushatë ndërgjegjësimi duke u siguruar që fëmijët e tyre të kenë aplikuar të dy dozat e vaksinës ndaj Fruthit, Rubeolës dhe Shytave në kohë.

Për çdo paqartësi apo pyetje, pyesni mjekun tuaj, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore, ose ndiqni fushatën në kanalet zyrtare të ISHP dhe UNICEF.

#vaksinonidukebesuar

Një filxhan kafe në ditë, mund të ketë efekt rrënjësor në shëndetin e zorrëve
Ankthi gjatë shtatzanisë! Çfarë e shkakton dhe si mund ta trajtoni?
Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj
Shtatë mënyra për t’u siguruar që po merrni mjaftueshëm vitaminë D
Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë
TAGGED:fruthInstituti i Shëndetit PublikshytaveUNICEF

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “2-3 emra në Tiranë më kanë shkatërruar jetën”/ Elton Ilirjani tregon bisedën me Parashqevinë
Next Article Edlira Çepani shfaqet në Festivalin e Fundvitit, mesazhi i fortë për humbjen e Gerti Bogdanit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse, gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet
August 26, 2025
Horoskopi javor: Ja cilat janë shenjat që do të kenë shumë surpriza
Horoskopi
August 26, 2025
Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon
Të famshëm
August 26, 2025
Një rastësi e trishtë që lidh vdekjen e Artur Zhejit me Artan Lamen
Aktualitet
August 26, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

7 mijë hapa në ditë mjaftojnë për të mbrojtur trurin dhe zemrën

July 26, 2025
Shëndeti

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

July 16, 2025
Shëndeti

Zbulimi tronditës i Chiesi/ CFO Pharma dhe Bioplus skemë gjigante mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve

July 14, 2025
Shëndeti

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

July 13, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?