Tuesday, December 24, 2024

Pas vdekjes së të atit, Jul Deda e nis emisionin ndryshe

Aktori i humorit Julian Deda ka postuar një video në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku është rikthyer me emisionin e tij “99% nga Jul Deda”.

Kujtojmë që me datën 24 nëntor babai i tij, Zef Deda, ndërroi jetë.

Juli disa ditë pasi aktori i madh Zef Deda nderroi jetë, postoi një foto me mamanë dhe vëllain e tij ku shkruan se porosia e fundit nga babai i tij ishte që të ishin të qeshur gjithmonë.

Hapja e emisionit ishte ndryshe nga Juli këtë herë. Ai ia kushtoi atë babait të tij:

“Fati e deshi që këte emision ta nis krejt ndryshe sot, jeta kështu qenka, plot të papritura. Ai përfundimisht nuk ishte vetëm i joni, por i të gjithëve. Faleminderit Zef Deda, është nder i madh të jesh biri yt. Kam dëshirë që sot të zbatoj porosinë e tij të fundit “Ju du t’qeshun”.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles