Wednesday, October 4, 2023

|

spot_img

Pas eksperiencës në Shqipëri, Beniada synon të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

po lexohet

Pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani synon një tjetër format, atë të Grande Fratello në Itali.

Në një intervistë për mediat italiane, Beniada u shpreh se do donte shumë të bashkohej me kastin e Big Brother-it të ardhshëm në Itali, për t’i treguar publikut se kush është ajo.

Modelja tha se eksperienca e saj në BBVA ka qenë pozitive, duke e cilësuar një nga më të bukurat e të gjithë jetës së saj.

“Më ndihmoi të njihja veten më mirë dhe të përballesha me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Gjatë gjithë rrugëtimit jam përpjekur të jem gjithmonë vetvetja, pa filtra. Fillimisht më trembi shumë fakti që nuk e njihja mirë gjuhën shqipe.

Pastaj kuptova se ky mund të kishte qenë një çelës për të shkuar te publiku me disa shprehje tipike italiane që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jam mirënjohëse për këtë eksperiencë sepse menjëherë pas finales hapa një rrugë të re profesionale në Top Channel i cili më dha mundësinë të kisha një program timin.

Do doja shumë të bashkohesha me kastin e Big Brother-it të ardhshëm këtu në Itali. Do të ishte një mënyrë për t’i treguar publikut se kush jam”, është shprehur Beniada për mediat italiane.

të fundit

Ish-banori i ‘BBV’ e pranon publikisht: Vajza e zemrës tashmë ka një unazë në gisht

Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Ai la të nënkuptojë se lidhja...

të ngjashëm