Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: “Më hoqën bukën e fëmijëve”/ Protestoi për pagën e ulët, Albchrome hakmerret duke pushuar nga puna minatorin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Më hoqën bukën e fëmijëve”/ Protestoi për pagën e ulët, Albchrome hakmerret duke pushuar nga puna minatorin
Aktualitet

“Më hoqën bukën e fëmijëve”/ Protestoi për pagën e ulët, Albchrome hakmerret duke pushuar nga puna minatorin

Last updated: July 15, 2025 17:11
8 Min Read
SHARE

Altin Kola, një prej minatorëve të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe pjesë e grupit përfaqësues të punëtorëve në bisedimet me kompaninë Albchrome, është pushuar nga puna me një vendim të menjëhershëm.

“Më hoqën nga puna, më kanë hequr bukën e fëmijëve. Jam vetë i katërti në familje dhe e ardhura e vetme ishte rroga ime,” thotë Kola për BIRN, i shqetësuar nga vendimi i kompanisë. Ai shton se, ndonëse janë bërë investime në sigurinë teknike, puna në thellësi nën tokë – deri në 1100 metra – dhe me regjim gazi, me paga minimale, është e pajustifikueshme.

“Ka punonjës që punojnë me 700 mijë lekë të vjetra. Unë që jam në grup prodhimi, arrij deri në 1 milion vetëm duke punuar mbi normë. Kërkuam thjesht një rritje page, por u ndëshkuam,” shton ai.

Lexo edhe:

SPAK merr në dorë aplikacionin “Matrix”, tronditet sërish bota e krimit në Shqipëri!
Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar!
Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Dy VIP-et që morën takim me anëtarët e “Bajrave”
TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhërmi, 20-vjeçari

Në letrën zyrtare të largimit, firmosur nga administratori i përgjithshëm i Albchrome, Cemil Acar, thuhet se Kola ka dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë dhe ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës me punëmarrësit. Por sipas Kolës, shkarkimi erdhi pasi, i nervozuar nga reagimet e kolegëve, ai grisi një njoftim të kompanisë të vendosur në ambientet e punës.

Kompania kishte njoftuar se, pas takimit me një përfaqësi të minatorëve, ishte rënë dakord për një afat lidhur me kërkesën për rritjen e pagës deri në fund të korrikut. “Punëtorët nuk ishin dakord me këtë zgjatje dhe me të drejtë na akuzuan ne si përfaqësi. Ishim mes dy përplasjeve, dhe në nerva e sipër, grisa njoftimin. Ky ishte faji im, për të cilin sot jam pa punë,” thotë ai.

Largimi i tij ka shkaktuar reagime nga sindikatat dhe minatorët, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një akt hakmarrjeje dhe tentativë për të frikësuar zërat kritikë brenda nëntokës. Sindikatat reaguan me deklarata publike dhe e cilësojnë pushimin nga puna si një akt hakmarrës dhe kërcënim ndaj lirisë së organizimit sindikal.

"Më hoqën bukën e fëmijëve"/ Protestoi
Altin Kola

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) e ka cilësuar largimin e tij si “të paligjshëm dhe abuziv”, ndërsa ka dënuar publikisht “dhunën psikologjike dhe administrative” të ushtruar ndaj minatorëve. KSSH ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e punëtorëve dhe do të njoftojë institucionet ndërkombëtare sindikale dhe të punëdhënësve për situatën në minierë.
“Ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj Altin Kolës është një akt i pastër hakmarrjeje për pjesëmarrjen e tij në organizimin e punëtorëve. Shpërndarja e deklaratave për përgjegjësi individuale është një formë e qartë frikësimi dhe shtypjeje sindikale,” thuhet në deklaratën e KSSH-së, që i kërkon shtetit të ndërhyjë dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ligjore kompaninë Albchrome.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) e ka cilësuar shkarkimin e Kolës si “tentativë për të frikësuar gjithë minatorët” dhe për të shuar çdo zë kundërshtues. “Altini ka qenë gjithmonë në ballë të protestave. Ai nuk është vetëm. Minatorët nuk janë vetëm!”, thuhet në reagimin e SMBB-së, që kërkon rikthimin e menjëhershëm të Kolës në punë dhe zbatimin e kërkesave të protestës.

Nga Inspektorati i Punës në Dibër, konfirmuan për BIRN se kanë marrë dijeni për rastin – kjo pas publikimit në media – dhe do të nisin inspektimin ndaj kompanisë pas vendimit për largimin e punonjësit. “Do të jetë një trupë inspektimi për rastin që do të bëjë verifikimet përkatëse dhe nëse kemi të bëjmë me shkelje të Kodit të Punës. Do kontaktojmë edhe me minatorin,” shprehet Roland Kurti, drejtues i inspektoratit.

Praktika e shkarkimit të punonjësve të përfshirë në protesta nuk është rast i izoluar për kompaninë Albchrome. Në protestën e vitit 2019, katër minatorë u larguan nga puna pasi u identifikuan si pjesë e organizimit sindikal dhe kërkesave për kushte më të mira pune. Kjo qasje është kritikuar nga organizatat sindikale dhe ato të drejtave të njeriut.

Kontaktuar nga BIRN në rrugë elektronike, kompania Albchrome deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar për rastin e shkarkimit të minatorit, Altin Kola.

Ndërkohë pas rifillimit të protestës në mjediset publike të Minierës së Kromit në Bulqizë, kompania Albchrome e kishte cilësuar protestën e punëtorëve si një “grevë të paligjshme”. Pas protestave dyditore, kompania ka shpërndarë edhe një “Deklaratë përgjegjësie individuale”, ku punëtorëve u kërkohej të distancoheshin nga çdo veprim kolektiv dhe të firmosnin një deklaratë që parashikonte pasoja të rënda për ata që nuk i bindeshin urdhrave. Kjo është parë nga shumë punëtorë si një formë presioni për t’i ndarë dhe frikësuar ata që guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Miniera e Bulqizës është përballur vazhdimisht me protesta ndër vite, të nxitura nga pakënaqësitë e punëtorëve për pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesën e sigurisë në galeri.
Në përpjekje për të zbutur tensionin, kompania në fillim të vitit rriti pagat me 5%. Por kjo rritje, e konsideruar minimale dhe e vonuar, nuk ka kënaqur punëtorët, të cilët kishin kërkuar rritje 10% në mars.

Kola shprehet se punëtorët ndiheshin të braktisur, pasi as sindikata ekzistuese brenda minierës dhe as strukturat e tjera përfaqësuese nuk ndërhynin realisht për të zgjidhur problemet e tyre, duke i detyruar punëtorët të organizoheshin vetë dhe të krijonin një përfaqësi që të mund të negocionte drejtpërdrejt me kompaninë. “Ne thjesht kërkuam rritje të pagës, pasi jetesa është vështirësuar. U krijua një përfaqësi punëtorësh. Kjo sepse as sindikata dhe as administrata e kompanisë nuk vinin të merreshim vesh,” tregon ai.

Kola ka mbi 11 vite përvojë në minierë dhe ishte një ndër pesë përfaqësuesit e zgjedhur nga vetë punëtorët për të negociuar me kompaninë. Ai gjithashtu ishte një nga themeluesit e SMBB-së dhe ka qenë pjesë e grevës së gjatë të nëntorit 2019, si dhe i mbijetuar nga një aksident i rëndë në galeritë e kromit të Albchrome.

Albchrome është një nga kompanitë më të mëdha në sektorin minerar në Shqipëri, me aktivitet në Bulqizë, Mat, Klos dhe Elbasan. Pas shitjes në vitin 2022 nga Balfin Group, kompania është administruar nga grupi turk “Yildirim International Mining Investments B.V.”. Sektori minerar në Shqipëri mbetet një nga më të rrezikshmit për punonjësit, me kushte pune të vështira dhe mungesë të theksuar të mbrojtjes sociale. Shumë aksidente gjatë viteve kanë rezultuar fatale ose me pasoja të përhershme për jetën dhe shëndetin e minatorëve./reporter.al

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Çfarë po ndodh?/ Nga paraburgimi në spital, Beqaj përfundon me urgjencë në QSUT
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
TAGGED:Albchrome

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme
Next Article Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar!

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Çdo ditë tek varri i gruas, historia prekëse e aktorit Agron Llakaj
Të famshëm
July 15, 2025
Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme
Moti
July 15, 2025
Laert Vasilit nuk i del inati me Gjestin, bën deklaratën e fortë ndaj tij
Uncategorized
July 15, 2025
‘A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?’ Ledri Vula jep përgjigjen befasuese
Të famshëm
July 15, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Shqipëria po humbet brezin e ri, INSTAT: Rënie e popullsisë nga fëmijët, te 30-vjeçarët

July 14, 2025
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

July 14, 2025
Aktualitet

E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri pranë një aeroport, raportohet për të plagosur

July 13, 2025
Aktualitet

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

July 12, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?