Lajme më të fundit nga showbizz dhe jo vetëm

Wednesday, February 12, 2025

Lexoni lajmet më të fundit

|

Contact us 24/7 0693039379

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

spot_img

Te fundit

spot_img

Related articles