Dashi
Marrëdhënia në çift do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe dialogu thuajse do shteroje. Beqarët do kenë disa takime vendimtare të cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat do kalojnë një periudhe të trazuar dhe delikate. Mirë do jetë të mos shpenzoni pa u menduar.
Demi
Nëse i besoni verbërisht partnerit tuaj gjatë kësaj dite, ka mundësi që të merrni edhe zhgënjime më vonë. Ruajeni gjithmonë një hije dyshimi. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asnjë të veçantë. Yjet nuk do iu ndihmojnë aspak. Financat do filloni t’i stabilizoni duke ndjekur një strategji strikte. Çdo gjë do vendoset ne vendin e vet.
Binjaket
Ditë goxha e qëndrueshme dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase dhe ndjesitë që do përjetoni do jenë të mrekullueshme. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jetë ai i shumëprituri. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Do bashkëpunoni tej mase me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do ketë goxha përmirësime. Venusi madje do iu nxite të provoni edhe eksperienca të reja. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Mundësitë për te pasur takime do jene goxha te mira. ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse mund te digjeni keq.
Luani
Jeta juaj në çift nuk do ketë as problemin me të vogël gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe nuk do mbani mëri për gjera elementare. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse të cilat duhet t’i marrin shume seriozisht. Nesër nuk i dihet nëse vijnë me apo jo këto mundësi. Në planin financiar duhet maturi dhe sa më shumë maturi. Vetëm kështu mund të mos keni probleme.
Virgjëresha
Dite mjaft pasionante dhe e mbushur me kënaqësi kjo për të dashuruarit. As vete nuk do iu besohet se jeni ju qe do i përjetoni ato emocione. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës sepse po u nxituan mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat mos u bëni ambicioze. Mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime dhe te humbni shume.
Peshorja
Venusi do jete i pozicionuar shume keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do refuzoni te bashkëpunoni me partnerin dhe nuk do toleroni asnjë detaj sado te vogël. Beqaret do kenë takime te zakonshme, por shume shpejt njëra prej tyre do shndërrohet ne diçka serioze. Ne planin financiar duhet me patjetër te bëni kursime sepse ndryshe nuk keni për t’ia dale dot.
Akrepi
Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate e vështirësi do kalojnë çaste me te këndshme. Beqaret nuk duhet te shpresojnë kot sepse mundësitë për takime nuk do ekzistojnë sot. Financat nuk do jene ne gjendje te keqe, por situata mund te dale jashtë kontrollit po shpenzuat pa mase. Tregohuni te matur.
Shigjetari
Nëse partneri juaj është autoritar dhe nuk i pëlqen aspak qe ju te merrni vendime pa e pyetur, sot ka rrezik qe te keni probleme. Nuk do i mendoni aspak pasojat e veprimeve tuaja. Beqaret me mire te mos tentojnë te joshin cilindo qe do iu dale përpara sepse do kenë probleme me pas. me shpenzimet tregohuni te moderuar dhe nuk do keni vështirësi.
Bricjapi
Mos u tregoni shume kapricoze sot me partnerin tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të keni probleme serioze. Beqarët do e kenë shume pranë personin e përshtatshëm, por fatkeqësisht nuk do e vënë re. Mund të humbin mundësi të mira për një lidhje te qëndrueshme. Në planin financiar do keni goxha përmirësime.
Ujori
Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për të dashuruarit. Tregohuni ne çdo moment të gatshëm për të qëndruar pranë partnerit. Beqarët nuk do kenë asnjë ndryshim ne jetën sentimentale. Do iu duhet ende të prisni edhe pak kohë. Financat do jene të ekuilibruara për pjesën më të madhe. Gjithsesi vazhdoni të tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Peshqit
Do i kushtoni më shumë rëndësi se kurrë sot jetës suaj në çift. Do lindi çdo gjë tjetër pas dorë vetëm që të riktheni emocionet dhe pasionin. Beqarët nga ana tjetër do kenë shumë kërkesa për princin e kaltër dhe nuk do mund te fillojnë as sot një lidhje. Gjendja financiare do jetë e mirë. Përfitoni për të lidhur kontrata apo për ndodhje shpenzim të domosdoshëm.