Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi duket se janë “arratisur” nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre.
Sipas JOQ janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media sapo u konfirmua!
Prej kohësh është përfolur ndarja e çiftit mbretëror ku aludohej se gjërat mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës nuk po shkonin mirë. Madje ka patur aludime në media edhe për tradhti nga ana e këtij të fundit ndaj princeshës.