Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën
Aktualitet

Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën

Last updated: November 9, 2023 08:51
4 Min Read
SHARE

Klaudio Myrtaj, 34 vjeç u ekzekutua me plumb në kokë disa ditë më parë në Itali.

Ende nuk dihet shkaku dhe autori i ngjarjes së rëndë. E ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vijojnë, për mediet ka folur partnerja e Myrtajt dhe motra e tij Desara.

Partnerja e viktimës, një 40-vjeçare që punon në një klub në Limone dhe nuk është nën hetim, përjashton në mënyrë “kategorike” krimin e pasionit. Hetuesit i kanë kthyer celularin që i kishin sekuestruar dhe dje ajo ka treguar dëshminë e saj në La Stampa.

Lexo edhe:

Qytetarët e Vlorës PUBLIKOJNË VIDEON dhe ankohen për një çift turistësh: Bëjnë s*ks në plazh tek çadrat e bashkisë!
Rama iu dha ultimatum 48 orësh, bizneset në Lungomare mblidhen bashkë për të marrë vendimin ekstrem
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliajn
Ervin Salianji lirohet nga burgu, ja vendimi që mori gjykata për ish-deputetin

“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht dy persona më herët, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i njihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij”, thotë partnerja e Klaudios.

“Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte.”

“Ishte hera e parë që punonte për shokun e tij, ndoshta për të fituar para. Këtë e ka bërë nga e marta deri të shtunën, me pushim të enjten në mëngjes, kur e shoqërova te mjeku për një dëmtim në dorë. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes.”

“Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”.

Ndërsa motra e tij, Desara Myrtaj 29 vjeç, e cila jeton në Vlorë ka thënë për mediet italiane se është e shokuar.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj.  Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai kontaktoi me kushërinjtë në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve”.

“Pastaj lajmi i tmerrshëm. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”.

Ajo shtoi se ka folur disa herë me partneren e Klaudios.

“Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën.”

E qëlluan, poshtëruan dhe e hodhën në ferra, nisin hetimet për 4 të miturat që dhunuan 16-vjeçaren në Fier (PAMJET E RËNDA)
“Raiffeisen bank, banka që bën humor me hallet e shqiptarëve”
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
CIA zbardh raportimet e spiunëve të saj në Shqipëri, ja si informoheshin amerikanët dhe pseudonimet që mbanin…
Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen…
TAGGED:Klaudio MyrtajVrasje ne itali

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë i ndodhi? Këngëtarja e njohur shqiptare në gjendje jo të mirë shëndetësore(FOTO)
Next Article Nuk e kuptoni ç’po ndodh me celularin tuaj? Shenjat që tregojnë se është hakuar

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit
Të famshëm
July 9, 2025
Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!
Vip Travel
July 9, 2025
Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni
Të famshëm
July 9, 2025
Vdes 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Botë
July 9, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Rama ‘debaton’ sërish me kryebashkiakun e Vlorës për hapësirat publike

July 7, 2025
Kulturë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

July 6, 2025
Aktualitet

Pasagjerët hidhen nga avioni i Ryanair pas alarmit për zjarr (VIDEO)

July 5, 2025
Aktualitet

Rama ultimatum zaptuesve të hapësirave publike: O i hiqni vetë, o përballuni me ligjin!

July 5, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?