Sunday, November 10, 2024

Aktrimi krah Luiz Ejllit dhe puthja në skenë me këngëtarin, Olta Gixhari zbulon prapaskenat

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother Vip 2, Olta Gixhari ka treguar detaje në lidhje me rolin e saj në filmin që pritet të dalë së shpejti, ‘Në kuadër të dashurisë’.

Olta si aktore protagoniste ka treguar se mezi po pret ta shohë pasi nuk ka parë asnjë skenë deri tani, ku thekson se përjetimet kanë qenë të shumta pasi shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit.

Ndër të tjera Olta ka treguar edhe për puthjen që ka në skenë me partnerin e saj, Luiz Ejllin ku ka treguar se di të ndajë mirë rolin e saj nga jeta e vërtetë. Por ndër të tjera aktorja ka pranuar se puthja në film ka qenë e sikletshme, ku citoi “Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”

Olta: Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë. Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukura. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh. Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë.

Po puthja e shumë komentuar me Luizin?

Olta: Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim. Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua.

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_imgspot_img

Related articles

spot_imgspot_img