Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS, Rama përmbys Kryesinë dhe drejtuesit politikë në qarqe, ja emrat që rrezikojnë largimin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS, Rama përmbys Kryesinë dhe drejtuesit politikë në qarqe, ja emrat që rrezikojnë largimin
Politikë

Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS, Rama përmbys Kryesinë dhe drejtuesit politikë në qarqe, ja emrat që rrezikojnë largimin

Last updated: August 31, 2021 08:26
4 Min Read
SHARE
Banner

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste do të thërrasë këtë të enjte mbledhjen e Asamblesë së PS. Gazeta ka siguruar axhendën e plotë të kësaj mbledhje, teksa kryeministri Edi Rama nuk do të zbulojë vetëm emrat e ministrave të rinj, por edhe të gjithë drejtuesit e organizmave brenda Partisë Socialiste. Axhenda e Asamblesë Kombëtare përmban 3 pika kryesore, ku pasi të hapet mbledhja dhe miratohet rendi ditës, i pari që do të ngjitet në podium do jetë kryeministri Rama. Ky i fundit do të mbajë fjalën e tij, duke u bërë një përmbledhje realizimeve përgjatë mandatit të dytë dhe pritshmërive për katër vitet e ardhshme. Më pas siç bëhet e ditur edhe në axhendën, shefi i qeverisë do të prezantojë ekipin e ri qeveritar “Rama 3”, kryesinë e re të PS dhe drejtuesit politikë në qarqe. “Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës; Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama; Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë”, thuhet në njoftim.

Rama prezanton Kryesinë dhe drejtuesit politikë

Por Kryesia e re e Partisë Socialiste pasi të propozohet nga kryesocialisti Edi Rama, do të votohet nga Asambleja Kombëtare. Ndërkohë emrat e drejtuesve politikë të qarqeve dhe ato të sekretariateve, propozohen nga Taulant Balla, që Edi Rama e rikonfirmoi në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Mirëpo, duke qenë se nuk është domosdoshmëri që anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste të jenë me mandat deputeti apo të mbajnë post tjetër drejtues, nuk përjashtohet mundësia që të mbetet pjesë e kryesisë Gramoz Ruçi apo të rikthehen socialistë, të ashtuquajturit të vjetrit, ndërkohë që rrezikojnë të largohen emra si ish-ministrat Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni dhe Mimi Kodheli, apo nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, etj.

Lexo edhe:

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane

Ja emrat e drejtuesve politikë që rrezikojnë largimin

Por përveç furtunës në kryesinë e PS, priten edhe largime në radhët e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe. Objektivi minimal i socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishte ruajtja e votave të vitit 2017, gjë që nuk u arrit në 8 prej 12 qarqeve, ç’ka pritet të sjellë “prerje kokash” gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Kështu sipas një analize që gazeta i ka bërë numrit të votave që shkuan në hambarin e PS në zgjedhjet e 25 prillit, festivalin e koordinatorëve socialistë që dolën më dobët e hap ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ky i fundit është drejtues politik i PS në Qarkun e Beratit, teksa Partia Socialiste mori 3300 vota më pak se në 2017-n. Ndërkohë nëse analizojmë me kujdes Qarkun e Vlorës që drejtohej nga Damian Gjiknuri, këtij të fundit i munguan 6000 vota, por fajin ai ia ngarkoi mos angazhimit të bashkisë. Nga ana tjetër në Qarkun Gjirokastër, me drejtues Bledi Çuçin, socialistët morën gati 3000 vota më pak, ndërsa në Korçë munguan 2000 vota. Ndërkohë, Lindita Nikolla në Lezhë mblodhi 3000 vota më pak, kurse kolegu i saj i Shkodrës, Ilir Beqaj rezultoi me minus 9000, duke humbur edhe një mandat. Po ashtu, në Tiranë, diferenca e votave në zgjedhjet e 25 prillit është 20 mijë më pak, krahasuar me ato të vitit 2017.

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Kryemadhi i përgjigjet Berishës për “shtatzënitë për t’i shpëtuar arrestit”: Me barrë nuk ngel, po ngrihet mini-maternitet
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet në teatrin “Petro Marko”
TAGGED:Edi rama

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, ky është parashikimi i motit
Next Article Baba për herë të dytë, Kledi Kadiu ndan videon e ëmbël me të birin e porsaloindur

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Tv Shows
October 15, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 15, 2026
Horoskopi 15 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 15, 2026
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
Të famshëm
October 14, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve

July 18, 2026
Politikë

46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

July 16, 2026
Politikë

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 9, 2026
Politikë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!

July 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?