Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: RTSH sfidon Kuvendin: Skualifikuam 5 kandidatë, të premten zgjedhim drejtorin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > RTSH sfidon Kuvendin: Skualifikuam 5 kandidatë, të premten zgjedhim drejtorin
Aktualitet

RTSH sfidon Kuvendin: Skualifikuam 5 kandidatë, të premten zgjedhim drejtorin

Last updated: January 28, 2025 20:18
5 Min Read
SHARE

Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar është futur në një udhëkryq, pas vendimit të një dite më parë, të Këshillit Drejtues, për të shkualifikuar nga gara katër kandidatë që kishin plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuar në ligj.

Lidhur me vendimin e Këshillit Drejtues ka pasur reagime të forta, ku ndër më kryesorët kanë qenë ajo e Ina Zhupës dhe e Evis Kushit, e para kryetare e Komisionit të Medias, ndërsa e fundit nënkryetare e këtij komisioni.

Banner

Të dyja e cilësuan procedurën e verifikimit të kandidatëve, në shkelje të ligjit, duke i bërë thirrje Këshillit Drejtues që të hapë garën menjëherë për të gjithë kandidatë.

Lexo edhe:

Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Thuhet në Sqarimin e RTSH

Por, ndryshe nga apeli që dy deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, në emër të Kuvendit, i bënë thirrje Këshillit Drejtues që të reflektojë dhe të hapë garën, ditën e sotme Radio Televizioni Publik shqiptar, jo vetëm që nuk ka bërë  një të tillë, por në një sqarim të publikuar në faqen e WEB të RTSH, thuhet se është respektuar procedura dhe nuk do të tërhiqet nga ky vendim dhe ditën e premte do të jetë edhe seanca dëgjimore me dy kandidatë që kanë kaluar në votim, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Të premten, sipas Radio Televizionit Publik Shqiptar do të dëgjohen kandidatët dhe më pas do të votohet për Drejtorin e ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Por, pyetja është a po shkelet ligji për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm?

Në sqarimin e publikuar në WEB e RTSH-së, thuhet se vendimi për të përjashtuar nga gara edhe pse kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe dokumentacionin, është bazuar në nenin 10 dhe në nenin 11 të statutit të Radio Televizionit Shqiptar.

Por, çfarë thotë neni 11 i Statutit të Radio Televizionit Shqiptar?

Neni 11

Procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

  1. Kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm dorëzojnë në zarf të mbyllur te Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, dokumentacionin, sipas kritereve të shpallura, brenda 10 ditëve pas publikimit të tyre.
  2. Me mbarimin e afatit të aplikimit, Këshilli Drejtues bën vlerësimin e kandidaturave të paraqitura në mbështetje të dokumentacionit të dorëzuar, verifikon dhe saktëson vërtetësinë e tyre dhe, me votim të fshehtë, vendos përfshirjen e tyre në konkurrim, duke i renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
  3. Kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të aplikimit. Kandidatët kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta kohë për pyetje.

Nisur nga neni më sipër, Këshilli Drejtues ka të drejtë që të verifikojë nëse kandidaturat kanë plotësuar dokumentacionin dhe nëse plotësojnë kriteret dhe ata kandidatë që i plotësojnë kriteret i ka kalon për t’u votuar më pas për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm.

Se lind pyetja?

Mbi çfarë baze ligjore, Këshilli Drejtues i heq të drejtën një kandidati që ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e votimit për Drejtor të Përgjithshëm? Një kandidat mund të s’kualifikohet për të qenë pjesë e votimit për Drejtor të Përgjithshëm vetëm nëse nuk plotëson kriteret dhe dokumentacionin, ashtu siç edhe ligji e thotë qartë.

Një tjetër shkelje e Këshillit Drejtues është edhe ajo për të përfshirë në një votim të fshehtë, Mevlan Shanajn, i cili ndodhej në Vietnam?

A mund të sqarojë RTSH-ja se në çfarë mënyrë është lexuar vota e zotit Shanaj, në mënyrë që ajo të ishte e fshehtë(Pra, që askush të mos e dijë si ka votuar zoti Shanaj).

Sqarimi i Radio Televizionit Publik Shqiptar, në fakt, ishte një informacion i detajuar, për të kuptuar se Këshilli Drejtues, shkeli procedurën në përjashtimin pas asnjë motiv kandidatë që i plotësojnë të gjitha kriteret.

/Vip-magazine.al/

Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
TAGGED:aurora pololeka bungortsh

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Në pak orë Parashqevi Simaku mbledh mbi 10.000 ndjekës dhe mijëra pëlqime, zbulohen foto të rralla
Next Article “Gjesti ka qenë i martuar që para se të futej në BBV”/ Gazetarja bën deklaratën e fortë, ja si qëndron e vërteta

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Tv Shows
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026
Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
Të famshëm
November 8, 2026
“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë
Profili i Vipave
November 8, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda

November 5, 2026
Ekonomi

Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal

November 5, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

November 5, 2026
Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?