Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Policia jep alarmin për lojën e rrezikshme që mund të çojë fëmijët drejt vetëvrasjes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Policia jep alarmin për lojën e rrezikshme që mund të çojë fëmijët drejt vetëvrasjes
Aktualitet

Policia jep alarmin për lojën e rrezikshme që mund të çojë fëmijët drejt vetëvrasjes

Last updated: July 18, 2020 09:00
6 Min Read
SHARE
Banner

Policia e Shtetit ka njoftuar se një lojë e rrezikshme, përmes internetit, është duke u përhapur në vendin tonë.

Sipas policisë, përdorues anonimë dërgojnë sms duke pyetur të rinjtë dhe fëmijët nëse dëshirojnë të luajnë këtë lojë.

Loja e re virtuale quhet “Jonathan Galindo” dhe është e ngjashme me lojëra të tjera të njohura si “Balena Blu” dhe “Momo”, të cilët konsiderohen tepër të rrezikshme, madje kanë nxitur fëmijë dhe adoleshentë deri në aksione të rrezikshme, duke iu marrë edhe jetën.

Lexo edhe:

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

Pasi futesh në lojë, nëse e refuzon atë, kërcënohesh me informacione personale, deri në vetëvrasje. Të rinjtë që praktikojnë këtë lojë, ndryshojnë sjellje, sikurse bëjnë gjumë të ç’rregullt dhe paraqesin momente ankthi.  Policia tha se deri tani nuk ka asnjë rast të evidentuar apo denoncuar në Shqipëri, por loja është duke u përhapur me shpejtësi.

Kjo lojë prek fëmijët nga 10 deri në 18 vjeçe.

Policia e ngriti këtë shqetësim për të sensibilizuar prindërit dhe shoqërinë që të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët nga të tilla lojëra të rrezikshme që përhapen me shpejtësi në internet.

“Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.

“Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013.

Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Twitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia “C” disponon, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si:

Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen;

Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaWhale;

Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit;

Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore;Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin.

Ndoshta disa prej këtyre shenjave mund të mos kenë të bëjnë me këtë sfidë, por gjithsesi përbëjnë arsye serioze për t’u shqetësuar.

Si përfundim, sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që beson apo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
TAGGED:Loja e rrezikshme

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Fifi pëson aksident me makinë në Tiranë, si është gjendja e saj
Next Article Përfshihet nga flakët katedralja e Nantes në Francë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator
Horoskopi
August 22, 2026
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Botë
August 22, 2026
Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Të famshëm
August 21, 2026
Moderatori i njohur largohet nga emisioni dhe paralajmëron projekte të reja
Tv Shows
August 21, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!

August 16, 2026
Aktualitet

“I gjithë kati i parë ishte në flakë”, zjarrfikësi rrëfen momentet e tmerrit në hotelin e Vlorës: Pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkoni

August 16, 2026
Aktualitet

“Shikimi që më vodhi zemrën…”/Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

August 16, 2026
Aktualitet

Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?