Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Përcjellja e Moikom Zeqos, i biri përlot me eulogjinë prekëse: Do shpëtoje vendin, naiv i mrekullueshëm!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Përcjellja e Moikom Zeqos, i biri përlot me eulogjinë prekëse: Do shpëtoje vendin, naiv i mrekullueshëm!
AktualitetKulturë

Përcjellja e Moikom Zeqos, i biri përlot me eulogjinë prekëse: Do shpëtoje vendin, naiv i mrekullueshëm!

Last updated: June 20, 2020 15:12
6 Min Read
SHARE
Banner

Dhjetëra e dhjetëra qytetarë, personalitete, miq e të njohur, politikanë e studiues, nga Shqipëria e Kosova, njerëz të artit e letërsisë, kanë bërë homazhe pranë fotografisë së Moikom Zeqos vendosur në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar. Vendi i ceremonisë, ishte amaneti i fundit i personazhit me poliedrik të ditëve tona.

I biri, Epidamn Zeqo mbajti një eulogji prekëse e të veçantë që rrokte gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.

“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”
“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’
“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”
“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”
“Duhet nje gjenerate per te unifikuar nje komb”

Lexo edhe:

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin

Testamenti shpirtëror i Moikom Zeqos, lajtmotivi i daljeve publike të gjithë këtyre viteve kur nuk reshti së kërkuari kulture, dije, shtet, sistem vlerësimi dhe ruajtje të identitetin e shenjuesve të tij, u përcoll nga i biri i përlotur.

EULOGJIA E PLOTE
“Kjo nuk është një eulogji standarte. Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm). Sa më mungon o babi! Ku je tani babi? Si ike kështu në mënyrë të pakthyeshme? Po Pandorës të vogël c’farë ti them unë tani, ku ti them iku gjyshi që ajo e ka pikë të dobët dhe e ka shumë xhan xhan? Tani e thërras gocën BABI; ke uri babi; të lexojmë librat e gjyshit babi vogël? Kam veshur sot të njëjtin kostum që kisha në dasmën time në vitin 2015.

Kur erdhe në Londër për dasmën dukej që ishe i sëmur – kishe leucemi kronike. Luftove për pesë vite si askush – sa krenar jam për ty o ba! Ti Moikom je këtu me ne përjetësisht! Ne të gjithë duhet t’ia përciellim gjeneratës së re këtë dritëuri për të shpëtuar Shqipërinë nga gjëndja toksike në të cilën ndodhet. Moikomi veshi shumë kapele profesionale (edhe kapele republike) gjatë jetës së tij: nga notar – peshkatar – punëtor hekurudhor – shkrimtar – redaktor – mësues – arkeolog – arkeologu i parë nënujor shqiptar – Ministrër i Kulturës – Deputet – piktor – Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Por karriera e tij profesionale, ndryshe nga ajo letrare dhe publicistike, ishte shumë e shkurtër në krahasim me karrieren e të tjerëve që i këndojë politikës ose e mbajnë gojën mbyllur.

Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle! Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? Kujdes! Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb, dhe dy gjenerata për t’a zhdukur atë. Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes. Moikomi i mrekullueshëm gjithnjë ofronte një perspektivë unike në çdo debat për cdo temë: nga gjuhësia dhe arti deri tek ekonomia dhe gjeologjia. Eshtë e vërtetë që një komb mund të kuptohet si agregat i miliona njerëzve. Por një komb në fakt përkufizohet vetëm nga një group i vogël individësh. Im atë është më i frytshmi midis tyre.

Pse Moikom nuk u bërë pragmatik si ne të tjerët? Pse e ktheve familjen në Shqipëri në vitin 1997 nga SH.B.A. kur të gjithë po largoheshin nga Shqipëria? Mendove se do të shpëtoje këtë vend? Sa ide naive por e mrekullueshme dhe kuptim-plotë në të njejtën kohë. Sa shpresëdhënëse por shpresëmarrëse. Po unë, Epidamn Zeqo? Ndoqa ëndrrat e mia vetëm për t’u zgjuar në një makth. Mora Green Kartën Amerikane – realizova ëndrrën e të gjithëve – por humba tim atë! Oh mërgim, si e ndave çdo familje shqiptare! Sa shumë dramë shkaton, sa shumë dhimbje, dhe sa shumë pishmane.

Duhet të përqendrohemi tek gjërat që kanë vërtetë rëndësi si familja e shëndeti dhe natyra e dritëuria. A do të lexohet vepra e Moikomit nga brezi i ri? Familja ime dhe mbështetësit e shumtë të Moikomit do të sigurojmë që kjo të ndodhë. Të rijntë dhe të vjetrit duhet të bëhen më të mirë në mënyrë që Shqipëria të shërohet. Duke lexuar Moikomin forcohet vetëdija kombëtare dhe njerëzore. Ku është tani Moikomi? Ku je babi im? Në parajsën e mbushur me re të bardha? Jo, Moikomi është duke punuar cdo ditë si përherë – Moikomi është Ministri i Përjetshëm i Kulturës Shqiptare, Europiane, dhe Botërore. Ai është kujdestari fisnik i Bibliotekës Njerëzore. Amen“.(BW)

Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…
Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente
TAGGED:moikom zeqo

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Mbesa e ish-presidentit shqiptar ‘çmend’ ndjekësit me foto nudo
Next Article Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, QSHA publikon notat
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!
Të famshëm
October 6, 2026
14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve
Shëndeti
October 6, 2026
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot
Të famshëm
October 6, 2026
Fati troket në derën e këtyre 3 shenjave të zodiakut duke nisur nga 10 tetori
Horoskopi
October 6, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici

September 30, 2026
Aktualitet

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin

September 29, 2026
Aktualitet

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur

September 28, 2026
Aktualitet

Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

September 27, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?