Wednesday, December 25, 2024

Një javë plot surpriza, Meri Shehu zbulon shenjat më fatlume: Dashi dhe Bricjapi me “probleme”, presin surprizë nga e kaluara

Horoskopi javor do të jetë plot me lajme të bukura për shenjat. Meri Shehu, në parashikimin e saj si çdo të hënë në “Rudina” në Tv Klan na njeh me tre data të rëndësishme dhe të favorshme për çdo shenjë.

Meri Shehu: Kjo javë do jetë shumë intensive. Është një javë e mirë, e këndshme, shumë pozitive sepse planetët bëjnë një lidhje harmonike me njëri-tjetrin dhe kemi mundëësi të qetësohemi. E para, Afërdita është futur në Gaforre. Na bën më të ndjeshëm, më familjarë, më të dashur, kemi nevojë për njerëz që japin dhembshuri, dashuri e jo vetëm fjalë dhe kritika kështu që shenjat kardinale Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash marrin një lloj pozitiviteti dhe ndikohen më shumë. Takohet Dielli me Uranin në Dem në datën 9 dhe kjo është gjë shumë e bukur që sjell ndryshime për mirë tek Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët. Kemi një takim të Mërkurit të kundërt në Dem me Saturnin në Peshk, në datën 12. Janë tre data që më japin një ndjesi të mirë ose një mundësi për të rregulluar gjëra nga e kaluara dhe sjellin ndryshime të mira.

Dashi – 2 yje

Është Mërkuri i kundërt në Dem, duhet të presin datën 12 për ndonjë rregullim në çështjet ekonomike, riformatim në dëshirat e kërkesat e tyre, në dashuri dhe në rikthimin e mundësive që kanë humbur në të kaluarën. Sikur i formatohet jeta e tyre shpirtërore, lajmet e punës dalin mirë dhe rregullohet një gabim që mund të kenë bërë në të shkuarën. Kanë edhe një takim të fshehtë. Kujdes me marrëdhëniet familjare sepse mund të komplikohen disi ose duhet t’iu japin më shumë vëmendje marrëdhënieve dhe bizneseve familjare.

Demi – 3 yje

Takohet Dielli me Uranin në Dem dhe ka një ndryshim të madh në jetën e tyre, sidomos të atyre të lindur në 10-ditëshin e dytë të shenjës. Duhet të presin një ndryshim të fuqishëm e fatlum ose me një surprizë të madhe që do përkthehet në shumë aspekte të jetës, sidomos në atë personale.

Binjakët – 3 yje

Kanë një përmirësim të dukshëm në performancën e tyre me Afërditën në Gaforre, kanë një përmirësim ekonomik, do ecin më fuqishëm dhe presupozohet që nga data 12 të marrin një revansh më të mirë në planet e projektet e tyre, sidomos ato që kanë ngecur me punën dhe shëndetin.

Gaforrja – 4 yje

Afërdita në shenjën e tyre iu jep mundsi të performojnë bukur në jetën personale, dashuri me shikim të parë, takime të rëndëishme, surpriza, kontakte me jashtë. E marrin veten nga një dimër i vështirë.

Luani – 3 yje

Dielli takohet nesër me Uranin në Dem dhe është përfaqësuesi i tyre kryesor. Kanë një surprizë të fuqishme Luanët e lindur në 10-ditëshin e dytë dhe ngrihen shumë në çështjet e karrierës. Iu ndryshon puna, fati ose marrin një kthesë me trenin e gabuar për mirë.

Virgjëresha – 5 yje

Takohet Urani me Diellin në Dem, u jep shumë fat në dashuri, një surprizë, në ndryshim në projektet e planet e tyre, një talent që promovohet dhe ecën ose në fushën ekonomike marrin një propozim të mirë, kryejnë një bilanc të mirë. Iu rikthehet një shans nga e kaluara në dashuri për ata që e mendonin se e kishin humbur.

Peshorja – 3 yje

Është shenja kardinale që favorizohet nga Afërdita në shenjën e Gaforres, sidomos në karrierë. Është java që e ngre Peshoren në stimul, moral, projekte sa i përket karrierës. Iu bëhet një propozim martese, fejese për ato Peshore që ende nuk e kanë marrë, që e presin dhe iu bëhet një surprizë me dikë që ndihen të sigurta dhe iu hapet fusha e lojës dhe jeta e tyre jo vetëm në një portë, në shumë porta.

Akrepi – 4 yje

Takohet Mërkuri i kundërt në Dem me Saturnin në Peshk që iu jep fat në dashuri, martesë dhe në një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Dikush me përvojë kujtohet për ekzistencën e tyre, mundësinë dhe diturinë e tyre dhe marrin një shpagim shumë të madh.

Shigjetari – 4 yje

Favorizohen në një çështje pune, biznesi familjar, takim erotik të fuqishëm, bashkëjetesë, pronësim. Blejnë një pronë, realizojnë dëshirën për të marrë atë që meritojnë nga ana moonetare e personale.

Bricjapi – 2 yje

Afërdita përballë shenjës së tyre do të thotë që duhet t’i japin vëmendje partnerit në çift, të kuptojnë ndjenjat dhe dëshirat e tyre, të jenë më të afërt, më të ngrohtë, më bashkëpunues. Iu ndodh një surprizë nga e kaluara.

Ujori – 5 yje

Janë një nga shenjat më me fat sepse Dielli, planeti i madhështisë, i jetës, i dritës, i gëzimit, i dashurisë takohet me Uranin, udhëheqësin e tyre nesër në datën 9 në shenjën e Demit. Iu jep shumë gjallëri jetës së tyre. Ujorët kanë shumë fat këtë javë, një surprizë dhe iu ndryshon jeta.

Peshqit – 4 yje

Saturni në shenjën e tyre takohet me Mërkurin e kundërt në Dem, bëhet një lidhje e bukur dhe iu rikthen shanse nga e kaluara në dashuri, ekonomi, punë, komunikim ose projekte të rëndësishme. Në datën 12 duhet të shohin çfarë fati ka rezervuar nga e kaluara për ta bërë të tashmen të bukur për shenjën e tyre.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles