Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Ngjarje me prapavijë të madhe, nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Artan Hoxha zbulon detajet e bujshme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Ngjarje me prapavijë të madhe, nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Artan Hoxha zbulon detajet e bujshme
Aktualitet

“Ngjarje me prapavijë të madhe, nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Artan Hoxha zbulon detajet e bujshme

Last updated: March 21, 2024 22:17
4 Min Read
SHARE

Artan Hoxha ka folur për dy personat e arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas, të cilët i konsideroi si të parëndësishëm në atentat, duke mos qenë as ekzekutorët dhe as porositësit.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se ata dyshohet të kenë ndihmuar me logjistikën në këtë atentat, por se ekzekutorët janë një grup nga jugu, mjaft i rrezikshëm, të cilët kanë punuar për llogari të porositësve që janë nga e njëjta zonë si Gentin Bejtja.

Banner

Hoxha tha se hetuesit kanë si pistë kryesore pikërisht konfliktet në këtë zonë, Fushë Krujë-Nikël.

Lexo edhe:

Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet

“Kur flasim për këto ngjarje dhe këto nivele, nëse SPAK merret me drejtorët, ne kërkojmë të merren me kryeministra, ministra. Edhe në këtë rast kjo po ndodh. Një nga personat e arrestuar dyshohet si i përfshirë direkt në ngjarje, ndërsa tjetri ndihmës. Edhe pse janë arrestuar, policia nuk ka dhënë gjë dhe prokuroria, se kush janë autorët e ngjarjes.

Ilir Brahimi banonte afër zonës ku jemi, te këto zonat e shtrenjta dhe si shofer përdorte Edison Haxhiun. Prandaj policia i ka gjetur të dy, duke ndjekur makinat dhe targat. Pozicioni i tyre në ngjarje, vjen deri te logjistika, është shumë larg ekzekutorëve. Ky informacion rrodhi nga policia, për ta nxjerrë që ka lidhje me Vis Martinajn, por deri tani nuk del lidhje gjëkundi. Është element që është dhënë për të hequr vëmendjen.

Deri tani autorët rezulton se nuk janë të zonës, por kanë vepruar për interes të grupeve të zonës së Fushë Krujës. Ata që e kanë dashur të vdekur Gentian Bejtjan, janë të zonës afër tij, ndërsa ekzekutorët të ardhur, dyshohen një grup nga jugu, një grup shumë i rrezikshëm. Hyn tek ato çështjet e vështira për t’u zbuluar. U gjetën dy persona për të cilët gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin. Minimumi të gjejnë prova që ti detyrojnë të flasin. Është ngjarje që ka një prapavijë shumë të madhe, jo një ngjarje e organizuar aty për aty.

Përpjekjet e policisë këto ditë, asnjë nga drejtuesit e zonës së Fushë Krujës nuk janë aty, por jashtë shtetit. Kjo tregon që diçka kanë ditur. Në zona të tilla nuk hyn dot dikush nga jashtë, pa dijeninë, lejen dhe miratimin e tyre. Kjo ngjarje ka lidhje me shumë atentate që kanë ndodhur në atë zonë, por jo te pjesa e Vis Martinajt. Më rezulton se Bejtja ka qenë pjesë e aleancës së Martinaj.

Policia i bën këto kur do të vendosë në gjumë njërën palë. Mediat kanë edhe një gjë, futen në internet dhe gjejnë elementë. Ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por duhen ndjekur.

Informacioni për ngjarjen ka qenë shumë i saktë, makina ka hyrë dhe ka bërë goditjen. Të gjithë elementët japin premisa për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, por janë te pjesa e personave që janë kapur, që kanë dhënë ndihmë logjistike.

Pista? Janë ngritur disa versione, por më i qëndrueshmi është që njerëzit më të interesuar për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, që i kanë kryer katër atentate, janë të zonës aty rrotull. Dëmin më të madh e ka bërë në atë zonë, Fushë Krujë, Nikël, Paskuqn, Larushk.

Në goditjen e Marklen Hakës, në një atentat ku u plagosu Durim Bami, në vrasjen e Iljaz Calit. Hetuesit janë të përqëndruar për të kuptuar që porosia ka qenë nga ajo zonë. Mënyra si e kanë kryer është tjetër gjë dhe prandaj dyshohet se autorët kanë ardhur nga jugu i vendit”, tha Hoxha.

“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
TAGGED:artan hoxha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Ferma Vip”, 16 konkurentë nisin nesër garën e jashtëzakonshme
Next Article Olsa Muhameti për herë të parë flet për momentet e vështira që po kalon me nënën e saj dhe ka një falenderim!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!
Moti
November 7, 2026
Horoskopi 7 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Sociale

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive

November 4, 2026
Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?