Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës na godet ne të gjithëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës na godet ne të gjithëve
Botë

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës na godet ne të gjithëve

Last updated: July 12, 2020 08:09
7 Min Read
SHARE

Të mbrosh të vërtetën dhe t‘u japësh drejtësi viktimave, është shansi më i mirë për të penguar përsëritjen e gjenocideve, mendon komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Që në qytetin e Srebrenicës para 25 vjetësh është kryer gjenocid, është e pamohueshme. Disa vendime të gjykatave ndërkombëtare e kanë bërë të qartë këtë. Megjithatë shumë politikanë vazhdojnë ta mohojnë këtë të vertetë duke thelluar vuajtjen e të mbijetuarve dhe rrezikuar paqen.

Gjenocidi i Srebrenicës u mori jetën më shumë se 8.000 njerëzve, shumica burra dhe djem boshniakë. 30.000 të tjerë u dëbuan. Ai u krye nga ushtria e Republikës Srpska nën komandën e një krimineli lufte tashmë të dënuar dhe me shoqërimin e një bashkësie ndërkombëtare pasive. Në vend që ta njohin këtë krim si një nga më të ulëtit në historinë bashkëkohore evropiane dhe të punojnë për pajtimin, shumë politikanë dhe personalitete të shquara të jetës publike në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi ushqejnë flakët e nacionalizmit dhe mbjellin qëllimisht farën e urrejtjes. Kjo është një situatë e rrezikshme.

Lexo edhe:

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona
Tym i bardhë në Vatikan! Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri
Tragjike/ Ndërron jetë politikani i njohur

Mohuesit në funksione publike

Mohimi i gjenocidit dobëson aftësinë e çdo shoqërie për ta dalluar ringjalljen e diskutimeve dhe veprimeve, që mund të çojnë në mizori të reja. Ai u heq dinijtetin njerëzor viktimave si dhe të mbijetuarve dhe i privon ato nga mirëkuptimi dhe nga drejtësia. Ai pengon luftën kundër pandëshkueshmërisë për krimet e luftës dhe fundja edhe mundësinë e pajtimit.

Siç tregon një raport për mohimin e gjenocidit, i publikuar së fundmi në Srebrenica Memorial Centre, retorika politike që mohon gjenocidin, delegjitimon gjykatat dhe glorifikon kriminelët e luftës, vazhdon të ekzistojë. Në disa raste kriminelët e luftës mbajnë poste të larta publike në Republikën Srpska brenda Bosnjë-Hercegovinës, kandidojnë për poste publike në Serbi, apo kanë një jetë aktive publike. Duke përhapur të njëjtat pikëpamje dhe gënjeshtra të neveritshme, që u kanë shkaktuar aq shumë vuajtje njerëzve 25 vjet më parë.

Do të ishte gabim të mendosh se ky problem është i kufizuar vetëm në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Sigurisht këto dy vende duhet të bëjnë shumë më tepër për të luftuar mosndëshkueshmërinë dhe mohimin e gjenocidit. Por në të njëjtën kohë vendet e Europës, të vetme apo si pjesë të organizatave ndërkombëtare, duhet të largojnë indiferentizmin dhe të vënë theksin në përpjekjet për drejtësi dhe pajtim në Ballkan.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare

Megjithëse është krijuar Gjykata e Lartë Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, bashkësia ndërkombëtare ka hezituar një kohë të gjatë të shtyjë vendet e rajonit për të nxjerrë me të vërtetë para drejtësisë autorët e gjenocidit. U deshën vite, derisa të gjithë personat e akuzuar të paraqiteshin në Hagë. Shumë autorëve nuk u ka ardhur akoma akuza. Por në ditet e sotme bashkësia ndërkombëtare hesht lidhur me nevojën për të ndaluar dhe ndëshkuar mohuesit e gjenocidit.

Mohimi i gjenocidit na prek ne të gjithëve. Sepse i heq të drejtën e ekzistencës drejtësisë, që u arrit me aq mundim për viktimat. Ajo mbjell mosmarrëveshje dhe mosbesim mes njerëzve, duke i bërë më të mundshme konfliktet në shoqëri dhe ndërmjet vendeve. Kjo gjë duhet marrë seriozisht pikërisht tani, kur partitë neonaziste dhe nacionaliste në Europë janë në rritje gati në gjithë kontinentin.

Mohimi të jetë i dënueshëm me ligj

Hapi i parë është miratimi në nivel kombëtar i ligjeve, që dënojnë mohimin e gjenocidit. Ligje të tilla do të ndihmonin shumë për t‘i vënë gjërat në perspektivën e duhur dhe për të zvogëluar shanset, që udhëheqësit politikë dhe opinionistët të zhvillojnë diskutime të turpshme për gjenocidet. Ligje të tilla ekzistojnë tani në disa vende europiane.

Një tjetër hap do të ishte caktimi i një dite ndërkombëtare në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës. Kjo është një kërkesë e kahershme e nënave të Srebrenicës dhe gjëja më e vogël, që mund të bënte bashkësia ndërkombëtare. Për fat të keq në vitin 2009 vetëm Parlamenti Europian pati guximin ta pranojë këtë kërkesë, kur i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian, “që të përkujtohet në mënyrë të denjë genocidi në Srebrenica-Potoçari” duke propozuar shpalljen e 11 korrikut si ditë përkujtimore. Thirrja për një ditë përkujtimore u përsërit vitin e kaluar nga Munira Subashiç dhe Kada Hotiç – dy nëna nga Srebrenica, të cilat vitin e kaluar erdhën për herë të parë në Këshillin e Evropës.

Të nderohen viktimat me një ditë përkujtimore ndërkombëtare

Caktimi i një dite përkujtimore ndërkombëtare kërkon në radhë të parë vullnet politik. Organizatave ndërkombëtare s‘do t‘u kushtonte asgjë, por për të mbijetuarit do të nënkuptonte shumë. Sidomos këtë vit, kur festimet duhet të kufizohen shumë për shkak të pandemisë së coronës, caktimi i një dite të tillë do të ishte një shenjë e angazhimit për drejtësinë dhe të vertetën. Në të njëjtën kohë dinjiteti njerëzor i viktimave dhe i të mbijetuarve të gjenocidit do të njihej.

Sidoqoftë ligjet e nevojshme, që ndalojnë mohimin e gjenocidit, si dhe caktimi i një dite përkujtimore, nuk do të mjaftojnë për kundërshtimin afatgjatë të mohimit të gjenocidit. Nevojitet në radhë të parë punë sqaruese, për të arritur rezultat të qëndrueshëm.

T’i trajtosh viktimat si të tuat

Librat shkollorë të të gjitha shteteve anëtare të Këshilllit të Evropës duhet të përfshijnë një pasqyrim objektiv të Srebrenicës, që shpjegon, se çfarë ka ndodhur, përse, dhe me çfarë pasojash. Ato duhet të shpjegojnë të kaluarën, të zbulojnë mitet, të përshkruajnë luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë. Dhe ata duhet të edukojnë që viktimat të trajtohen sikur të ishin tonat – pavarësisht nga origjina apo identiteti.

Mbrojtja e së vërtetës prej atyre që e mohojnë, dhe dhënia e drejtësisë për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës – ky është shansi më i mirë për të penguar që gjenocidet të përsëriten.

Dunja Mijatoviç, e lindur dhe e rritur në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës Sarajevë, është komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut. (dw)

Donald Trump vendos të mbyllë “Zërin e Amerikës”

E fundit! Këngëtari i njohur gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare

E dhimbshme, babai humb jetën pasi mëson se i biri vdiq në aksident

Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave trashëgimtari i një familje të njohur

U mbajt i fshehtë për mbi 50 vite nga CIA, libri misterioz zbulon se si do të ndodhë fundi i botë

TAGGED:Genocidi i Srebrenices

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë ndodhi me mua, ditën që nuk vura maskë!
Next Article Presidenti Donald Trump del për herë të parë me maskë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ndizen temperaturat/ Meterologia paralajmëron: Ja cila është dita më e nxehtë e muajit
Moti
June 2, 2025
A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë
Të famshëm
June 2, 2025
“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?
Të famshëm
June 2, 2025
Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 2, 2025

Lexo edhe:

Botë

Çim Kazazi nga Librazhdi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

January 10, 2025
Botë

Jeni kuriozë të njihni njerëzit më të pasur në botë për 2024? Ja kush e kryeson listën

January 4, 2025
Botë

Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra

January 2, 2025
Botë

E zhdukur në 1972-shin, gruaja gjendet shëndoshë e mirë pas 52 vitesh

January 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?