Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Melisa e “Përputhen” në krah të Ardit Çunit, ndizet rrjeti nga fotot provokuese të ish-miss-it me këngëtarin e njohur
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Melisa e “Përputhen” në krah të Ardit Çunit, ndizet rrjeti nga fotot provokuese të ish-miss-it me këngëtarin e njohur
Të famshëmProfili i Vipave

Melisa e “Përputhen” në krah të Ardit Çunit, ndizet rrjeti nga fotot provokuese të ish-miss-it me këngëtarin e njohur

Last updated: December 6, 2020 17:12
6 Min Read
SHARE

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka postuar në “Instagram”-in e tij një foto shumë provokuese me ish-miss-in e “Përputhen”, Melisa Lleshin.

Ftoja e shoqëruar me retiçensë, la vend për nënkuptime se mes tyre ka nisur një histori flirti apo njohjeje jashtë programit. Rrjeti u ndez edhe më shumë, pasi një version tjetër të fotos e postoi edhe vetë Melisa, ndërkohë në komente ata shkëmbejnë mesazhe që dëshmojnë se mes tyre diçka ka nisur.

Lexo edhe:

Nga heshtja për të shkuarën te dëshira për familje: Elvana Gjata rrëfen jetën private
Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma
Ja videoja që Arbana i ndaloi Mozës ta komentonte
Pas 25 vitesh, “Kënga Magjike” ndryshon rregullat

Lind pyetja: Tani që ata janë afruar do të jetë Melisa që do të largohet nga programi i njohjeve, apo Arditi do të hyjë në program dhe të rrëmbejë Melisën?

Ndërkohë që rrjeti është ndezur nga fotot e tyre ku shfaqen seksi, le të shohim nëse Arditi dhe Melisa janë çifti më i ri i showbiz-it.

Melisa është vajza e cila iu bashkua programit “Përputhen” pas largimit të Shqipes. Konkurrentja e re zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë, por ajo nuk është një personazh i panjohur.

Dikur Melisa ka qenë për pak kohë në rolin e Sofisë në “Zonë e lirë”, ndërkohë që 22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”.

Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe hyri në program në kërkim të dashurisë. Me daljen e Shqipes dhe largimin e Fjorelës, produksioni i “Përputhen” hapi audicionet.

Autorja e programit tregoi në “Instastory” vetëm format e Melisës, kur dikush e pyeste: “Kur do vijnë vajzat e reja, duam një uragan këtë herë”.

“Të duket uragan?”, shkruante autorja sipër fotos, duke mos treguar shumë. E format e saj fizike i nxjerr në pah edhe Arditi, në foton që postoi ku Melisa ekspozonte bukur linjat.

Lind pyetja: Si është njohur ajo me Arditin, duke qenë se nuk ka lidhje me muzikën? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Melisa ka qenë mbështetëse e muzikës dhe këngëve të tij, të cilat i pëlqenin aq shumë sa bënte video me to në sfond.

Ata kishin pasur një komunikim midis tyre, por u takuan për një kafe apo “date” ditën kur shkrepën dhe fotot. Por le të ndalojmë pak te historia e kafes dhe debati mes Melisa Lleshit dhe Sindi Locit që degjeneroi deri në fyerje në “Përputhen”.

22-vjeçarja e virgjër i tha konkurrentes tjetër se ajo “bën seks me atë që e ndjen dhe jo me këdo që i jepte një kafe” dhe këto fjalë e kanë ofenduar shumë Melisën, e cila doli nga studioja.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua disa javë më parë nga emisioni për shkak se bullizoi konkurrentët e tjerë, konkretisht Tea Trifonin dhe Graciano Merkon.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Shqipja thotë se këtë reagim e ka bërë vetëm se iu kërkua nga fansat, teksa shkruante: “Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Të mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco. Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”.

Pas këtij reagimi, Melisa nuk ka ndenjur pa dhënë një “përgjigje”. Në një postim në “Instastory”, 22-vjeçarja shkruante: “Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po ‘ju fiket qiriu’, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua.”

Ndërkohë le të shohim se çfarë fshihet pas fotove të bukura me këngëtarin e njohur dhe mjaft të pëlqyer. Ardit Çuni është këngëtar, prezantues dhe producent televiziv i suksesshëm, që u bë i njohur me hite si ‘’Jena Na’’, ‘’Je Mama’’, ‘’QAJ’’ dhe performancat avangardiste në festivale ndër vite.

Duke u nisur nga kënga e tij e parë ’Po të jesh i dashuruar’’, pjesëmarrëse në “Top Fest 2012”, presim të na e tregojë me fakte se nëse do ta provojë këtë ndjesi me Melisën!

Fabjola kushërira e tij? Reagon për herë të parë regjisori Eduart Grishaj
U eliminua në nominim kokë më kokë me Moza Ahmetin, Adioni thirrje produksionit që ta rikthejnë në Fermë
Festë në familjen Jashari, fejohet nipi i komandantit legjendar, kush është vajza që i ka “rrëmbyer zemrën” Adem Jasharit të ri?
Arbana Osmani zbulon skemën e konkurrentëve: Ja kodi me familjarët për informacione nga jashtë
Kanye West në Tiranë, 10 mijë bileta të shitura në 2 orë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article (FOTO) Shifër marramendëse, ja sa shpenzuar Luana Vjollca për një veshje në emision
Next Article A është në lidhje me Islin? Ori Nebiaj flet një herë e mirë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktualitet
May 7, 2026
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
May 7, 2026
Sa nga personaliteti ynë përcaktohet që në lindje?
Kuriozitete
May 7, 2026
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, sa do të jenë temperaturat
Moti
May 7, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Ofendoi rëndë Arbana Osmanin, gazetari zbulon lidhjen e konkurrentes me Eduart Grishajn

May 5, 2026
Të famshëm

Elijona dhe Klodi në një lidhje dashurie? Kapen mat bashkë në rrugët e Tiranës

May 5, 2026
Të famshëm

Robert Berisha rikthen konfliktin me Tunën dhe zbulon prapaskenat në familje

May 5, 2026
Të famshëm

Ku ka humbur Flori Mumajesi? Miku i artistit flet për largimin e tij nga tregu muzikor

May 4, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?