Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Më ka tradhtuar!”/ Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike: Ja çfarë kam ndryshuar në fytyrë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > “Më ka tradhtuar!”/ Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike: Ja çfarë kam ndryshuar në fytyrë
Të famshëmTv Shows

“Më ka tradhtuar!”/ Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike: Ja çfarë kam ndryshuar në fytyrë

Last updated: November 27, 2021 20:18
6 Min Read
SHARE
Banner

Këngëtarja e njohur Maya, ndonëse nuk ka qenë shumë aktive me projektet e saj muzikore, është përpjekur të jetë sa më pranë fansave të saj në rrjete sociale.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, artisja i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të bëra nga publiku. Një ndër kuriozitetet më të mëdha të tyre ishte nëse artistja ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Maya tha se nuk ka kryer kurrë operacione plastike, por ka bërë vetëm pak botoks, të cilin e aplikon një herë në një vit e gjysmë.

“Dua t’ju them që merrni ndonjë qese plastike, hidhini silikon dhe do të shikoni që a është me të vërtetë ashtu apo është ndryshe. Nuk kam kryer ndërhyrje kirurgjikale, vetëm pak botoks tek pjesa e ballit dhe syve, nuk bëj shpesh, bëj një herë ne një vit e gjysmë.”

Lexo edhe:

Ermal Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Ajo që po ndodh në Shqipëri…
Elvana Gjata rikthehet në garë për Eurovision? Këngëtarja po përgatit këngën e re në Gjermani
Momente tensioni në koncert! Gjestit i shpërthen efekti skenik në fytyrë (VIDEO)
Hati kapet mat me partnerin e ri? Pamjet bëhen virale(FOTO)

Maya ka treguar se nuk ia kontrollon telefonin bashkëshortit të saj, pasi nuk e ka në tip. Megjithatë kjo ka ndodhur vetëm njëherë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Të ka ndodhur t’ia kontrollosh ndonjëherë telefonin bashkëshortit?

Maya: E kam shumë problem të gënjej kështu që do të them po. Gjatë shtatë-tetë viteve asnjëherë, pastaj erdhi një situatë e tillë, që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. E marr telefonin dhe po më dridheshin duart sikur po bëja një vjedhje, por shyqyr zotit ishte vetëm një herë dhe nuk ndodhi më.

E pyetur nëse është tradhtuar ndonjëherë, Maya tha “PO”. E pyetur si vepron në të tilla raste, artistja tha:

“Nga vetë fjala tradhti, kur thua tradhti dhe intrigat…varet kë quan tradhti. Ty të dhemb shumë kur të tradhton një shoqe, por nuk është njësoj kur të tradhton partneri. Tjetër gjë është ajo tjetër gjë është tradhtia. Ajo ka bërë të vdesin qindra e mijëra njerëz nëpër luftëra, dikush ka bërë vetëvrasje, tradhtia është shumë e keqe, të kap në befasi.

Nuk ka sesi të mos ta vuash një tradhti dhe unë e kam vuajtur në formën time, por jam natyra e lindur, e kam ne gjen apo më ka bërë jeta duke qenë vetëm shumë vite, duke luftuar për shumë gjëra në jetë, ti duhet të jesh e fortë dhe nuk duhet të përgjunjesh nga një tradhti. Një tradhti mua nuk është se më ka gjunjëzuar, më ka trishtuar, por nuk jam natyrë hakmarrëse. Them nëse ndodhin gjëra të tilla, okej e mora vesh kush është, ka perëndi them unë e shef se kush është“.

Si shumë personazhe publike, këngëtarja ka pasur momente kur është “frikësuar” nga fansat e saj. Dikur, njëri prej tyre e përndiqte.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Të ka ndodhur që te kesh ndonjë fans aq të fiksuar mbas teje saqë vjen një moment që dhe ti frikësohesh, nga gjestet e atij ose te asaj? Çfarë ka ndodhur?

Maya: Po, më ka ndodhur. Ka ndodhur që ai dinte pa pushim se ku isha unë, jam në filan vend dhe filan makinë dhe që unë isha me të vërtetë aty.

Gazetarja: Nga e dinte?

Maya: Nuk e di.

Gazetarja: Si të kontaktonte?

Maya: Nëpërmjet telefonit. Dhe unë atë telefon në atë kohë e kisha telefon pune dhe me duhej ta mbaja numrin. Me pas dalëngadalë filloi të mos më telefononte më.

Gazetarja: A u trembe saqë mendove për një moment ta denoncoje?

Maya: Natyrisht, por e realizova në mënyrë private ,e qetësuam.

Si shumë artistë të tjerë edhe Maya është përballur me situata të sikletshme në koncerte, por ajo veçon njërin:

“Në të vërtetë, ka gjëra që nuk shkojnë dhe aq mirë por tani që më thua të sikletshëm, ky për mua ka qenë edhe më i sikletshëm. Koncertet e mia ku unë kam performuar pas  ikjes nga jeta të familjareve të mi. Prindërit dhe vëllai im kanë ikur  nga kjo jetë brenda 14 muajve dhe mbas 20 ditësh kam dalë të performoj në skenë.

Fatmirësisht publiku mua po më priste, u ngritën të gjithë në këmbë, ndezën telefonat, e dinin këtë gjë. I sqaroi dhe i foli menaxheri i koncertit. Por unë kur u futa nuk po mundja të këndoja, po qaja dhe mu desh kohë që ta merrja prapë veten, u mbajt salla mirë nga menaxheri i koncertit.

Pata një dobësi e gjithë trupit dhe e mblodha veten pastaj bëra një zgjidhje të bukur skenike që  njerëzit e pëlqejnë shumë. U ula në gjunjë duke kënduar sepse s’po e mblidhja dot veten, s’po kisha fuqi të rrija në këmbë fakt, pastaj e shfrytëzova këtë mënyrë dhe gjeta zgjidhjen që të ulesha.

Dalëngadalë e mora veten dhe pritja e tyre është një  magji më vete dhe falënderoj zotin që ma ka dhënë këtë mundësi, që unë të marr aq shumë dashuri nga publiku dhe bëj të pamundurën ta kthej dhjetë fish energjinë pozitive që marr nga publiku”.

A do të kthehet në ekran? Fjoralba Ponari jep përgjigjen për ndjekësit
Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Moderatori i njohur largohet nga emisioni dhe paralajmëron projekte të reja
Nis së shpejti, detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit në Top Channel
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Kush merr drejtimin e emisionit
TAGGED:Maya

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Mik i ngushtë i saj, Arjan Konomi bën gjestin prekës për Hueyda El Saied edhe pas vdekjes (VIDEO)
Next Article Marina dhe Getoari bëhen prindër katër vite pas martesës, biznesi luksoz që i hapën vajzës ende pa lindur

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot
Moti
August 24, 2026
Horoskopi 24 gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
Horoskopi
August 24, 2026
Java e fundit e verës sjell surpriza: Këto janë datat me më fat për çdo shenjë të zodiakut
Horoskopi
August 23, 2026
Këto 3 shenja të Horoskopit e kanë vetëbesimin në maksimum: Nuk do të ndryshonin asgjë te vetja
Horoskopi
August 23, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Çfarë po ndodh mes Klodit dhe Elijonës? Kriza mes çiftit dhe akuzat publike

August 20, 2026
Të famshëm

Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu

August 20, 2026
Tv Shows

Alketa Vejsiu konfirmon rikthimin në Big Brother Vip Albania? Çfarë dihet deri tani

August 19, 2026
Profili i Vipave

Ledri Vula publikoi përqafimin më të bukur të kësaj vere

August 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?