Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit me futbollistin shqiptar, dalin detajet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit me futbollistin shqiptar, dalin detajet
Profili i VipaveTë famshëm

Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit me futbollistin shqiptar, dalin detajet

Last updated: October 8, 2023 11:00
6 Min Read
SHARE

Lidhja e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit është në qendër të vëmendjes prej më shumë sesa 1 viti. Ndonëse të dy protagonistët kanë zgjedhur mos ta pranojnë këtë romancë, duket se tashmë nuk ka më vend për aludime.

 

Banner

 

Ndërkohë që këtë verë, dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Futbollisti e ka kaluar gjithë verën në Tiranë, pranë partneres së tij, ku edhe ka shijuar ditët e pushimit me Megin, por edhe familjen e saj. Por, nisja e sezonit të ri, i ka gjetur sërish dy të rinjtë në një lidhje në distancë.

Nga personat e afërt të dyshes, kemi mësuar se në fakt kjo lidhje në distancë është shumë dramatike, pasi të shpeshta janë problemet e çiftit, kryesisht për xhelozi. Megjithatë, dy të rinjtë vijojnë me historinë e dashurisë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e shpeshta.

Lexo edhe:

Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private
“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë

Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre. Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin.

 

 

Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje. Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit.

Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij. E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim.

Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit, duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehej Megi.

“Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Në atë kohë, Megi ishte e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëritjetrit. Sakaq, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehej Megi. Por, krisja mori fund, kur vetëm moderatorja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”.

Zërat për këtë lidhje nisën pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore. Që nga ajo ditë, ulje ngritjet e tyre kanë qenë të shpeshta, por asnjëherë ndarja nuk ka qenë përfundimtare

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!
Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “A ta rrah babën sot?”/ Si e paralajmëroi 37-vjeçari dhunimin e të atit me postimin në Facebook
Next Article A do të jetë Zhaklina opinionistja e përhershme krah Kiarës në “Fan Club”?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Aktualitet
November 9, 2026
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Ekonomi
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Kulturë
November 8, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj

November 5, 2026
Të famshëm

Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë

November 4, 2026
Të famshëm

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre

November 3, 2026
Të famshëm

Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos

November 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?