Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Keni makinë dhe ju ka përfunduar siguracioni?! Ky është ndryshimi më i ri që mund tju kushtojë një gjobë të majme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Keni makinë dhe ju ka përfunduar siguracioni?! Ky është ndryshimi më i ri që mund tju kushtojë një gjobë të majme
Aktualitet

Keni makinë dhe ju ka përfunduar siguracioni?! Ky është ndryshimi më i ri që mund tju kushtojë një gjobë të majme

Last updated: March 18, 2021 08:16
4 Min Read
SHARE
Banner

Drejtuesit e mjeteve që nuk përtërijnë kontratën e sigurimit të detyrueshëm pas 30 ditësh nga përfundimi i vlefshmërisë së saj do të gjobiten automatikisht.

Qeveria shqiptare ka paraqitur për miratim në Kuvend ndryshimet në Kodin Rrugor, që, veç të tjerash, synojnë të shtrëngojnë masat për mjetet që qarkullojnë të pasiguruara për dëmet që mund të shkaktojnë ndaj palëve të treta. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, do të ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.

Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës do të përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Qendra e Informacionit, e krijuar sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, duhet të njoftojë menjëherë organet e ngarkuara nga ligji për regjistrimin e mjeteve dhe ato të kontrollit të qarkullimit rrugor mbi mjetet e pasiguruara, me qëllim që ato të ekzekutojnë masat administrative të parashikuara në ligjin e ri.

Ndryshimi ligjor ishte kërkuar nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë, që madje pati propozuar që automjetet të cilat nuk rinovonin kontratën e sigurimit brenda 30 ditësh të çregjistroheshin automatikisht nga drejtoria përkatëse e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Qeveria ka pranuar frymën e propozimit, por me një formë më të butë, duke e kufizuar ndëshkimin në gjobë. Vlera e parashikuar e gjobës për mospajisjen me kontratë sigurimi është e njëjtë me ligjin aktual, por ndryshimi është se tani gjoba do të jetë automatike pas 30 ditësh, pa qenë e nevojshme që mjeti i pasiguruar të konstatohet nga kontrolli në rrugë.

Qëllimi i këtij ndryshimi në ligj është të kufizojë numrin e mjeteve të pasiguruara. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019 kompanitë e sigurimeve raportuan 491 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ndërsa numri i mjeteve të aktive ose të çregjistruara vetëm përkohësisht për të njëjtën periudhë ishte 629 mijë. Diferenca mes këtyre shifrave është rreth 138 mijë mjete ose 22% e totalit të tyre, që rrjedhimisht rezultojnë të pasiguruara.

Shifra mjaft e lartë mund të përfshijë edhe automjete që nuk janë çregjistruar për shkak të neglizhencës dhe sidomos për të shmangur pagesën e detyrimeve, fenomen ky që ka qenë gjithmonë problematik në Shqipëri. Megjithatë, edhe duke llogaritur këtë faktor, drejtuesit e kompanive të sigurimit pretendojnë se mjetet e pasiguruara janë një problem i madh për tregun,

jo vetëm për shkak të të ardhurave të munguara nga sigurimet TPL, por edhe për shkak të dëmeve që këto mjete mund të shkaktojnë. Sipas ligjit, pagesa e dëmeve nga mjetet e pasiguruara është detyrim i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, që financohet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Që nga fillimi i vitit 2016, Fondi ka paguar rreth 25 milionë euro dëme, një pjesë e madhe e të cilave ishin të bartura prej vitesh. Sigururesit shpresojnë që masat e reja shtrënguese në Kodin Rrugor do ta ulin numrin e mjeteve të pasiguruara dhe do të lehtësojnë barrën e dëmeve për Fondin e Kompensimit.

Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij
‘Range Roveri’ i OTP BANK në skenën e përplasjes me armë në hotel ‘Regina’, makina në emër të vajzës së Luan Muçës
Përplasje me armë në Radhimë, dhunohet biznesmeni Vasil Bedini; plagoset edhe Luan Muça i “Delta”-s
Tronditëse/ Humb jetën tragjikisht në aksident, ish-banori i Big Brother VIP Kosova
E rëndë në Vlorë, 10 persona të armatosur kërcënojnë biznemenin e njohur! (Emri)
TAGGED:makine

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Trondit Alfred Cako, del me paralajmërimin e frikshëm për vitin 2021
Next Article Qëlloi 31 herë me thikë bashkëshorten shtatzënë, një ditë më pas autori merr hapin tragjik
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime”, Mimoza Ahmeti prek me fjalët për ndarjen nga jeta të babait: Përqafoje nënën për mua!
Të famshëm
September 4, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të premte
Moti
September 4, 2026
Horoskopi 4 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 4, 2026
A do të jetë Heidi Baci moderatore e Për’puthen? Konfirmohen dy opinionistët
Tv Shows
September 3, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Bie nga shtylla punonjësi i One Albania, përfundon në spital (EMRI)

September 3, 2026
Sociale

Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës

September 2, 2026
Aktualitet

Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar

August 31, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 31, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?