Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Goditja e fortë e SPAK, i sekustron 18 milionë euro biznemenit të njohur shqiptar! Veprimtaria kriminale ku ishte përfshirë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Goditja e fortë e SPAK, i sekustron 18 milionë euro biznemenit të njohur shqiptar! Veprimtaria kriminale ku ishte përfshirë
Aktualitet

Goditja e fortë e SPAK, i sekustron 18 milionë euro biznemenit të njohur shqiptar! Veprimtaria kriminale ku ishte përfshirë

Last updated: November 12, 2021 10:09
5 Min Read
SHARE
Banner

SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane kanë kryer një operacion kompleks, ku është zbuluar një grup kriminal që synonte pastrimin e parave në vendin tonë.

Të përfshirë në këtë skemë janë disa shtetas italian, zvicerian, dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Mësohet se ky i fundit përmes dy të besuarve të tij, ka dalë garant për futjen e 18 milionë eurove në vendin tonë, përmes një banke të nivelit të dytë, me qëllim pastrimin e tyre në vendin tonë, kundrejt përfitimin financiar.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, dy prej të cilave janë ekzekutuar, ndërsa Taçi vetë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.

Lexo edhe:

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

 

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
TAGGED:policiarezart tacispak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Vlerat e rralla të majdanozit për shëndetin e veshkave
Next Article Askush nuk e priste! ‘Princi’ i “Love Story” është edhe djali i personazhit të njohur shqiptar(FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj
Vip Travel
August 22, 2026
Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator
Horoskopi
August 22, 2026
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Botë
August 22, 2026
Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Të famshëm
August 21, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!

August 16, 2026
Aktualitet

“I gjithë kati i parë ishte në flakë”, zjarrfikësi rrëfen momentet e tmerrit në hotelin e Vlorës: Pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkoni

August 16, 2026
Aktualitet

“Shikimi që më vodhi zemrën…”/Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

August 16, 2026
Aktualitet

Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?