Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën
Aktualitet

Ekzekutimi i Klaudios në Itali, flet motra: Nëna është e shkatërruar, presim trupin që t’i japim lamtumirën

Last updated: November 9, 2023 08:51
4 Min Read
SHARE
Banner

Klaudio Myrtaj, 34 vjeç u ekzekutua me plumb në kokë disa ditë më parë në Itali.

Ende nuk dihet shkaku dhe autori i ngjarjes së rëndë. E ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vijojnë, për mediet ka folur partnerja e Myrtajt dhe motra e tij Desara.

Partnerja e viktimës, një 40-vjeçare që punon në një klub në Limone dhe nuk është nën hetim, përjashton në mënyrë “kategorike” krimin e pasionit. Hetuesit i kanë kthyer celularin që i kishin sekuestruar dhe dje ajo ka treguar dëshminë e saj në La Stampa.

Lexo edhe:

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht dy persona më herët, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i njihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij”, thotë partnerja e Klaudios.

“Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte.”

“Ishte hera e parë që punonte për shokun e tij, ndoshta për të fituar para. Këtë e ka bërë nga e marta deri të shtunën, me pushim të enjten në mëngjes, kur e shoqërova te mjeku për një dëmtim në dorë. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes.”

“Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”.

Ndërsa motra e tij, Desara Myrtaj 29 vjeç, e cila jeton në Vlorë ka thënë për mediet italiane se është e shokuar.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj.  Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai kontaktoi me kushërinjtë në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve”.

“Pastaj lajmi i tmerrshëm. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”.

Ajo shtoi se ka folur disa herë me partneren e Klaudios.

“Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën.”

Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin
Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
TAGGED:Klaudio MyrtajVrasje ne itali

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë i ndodhi? Këngëtarja e njohur shqiptare në gjendje jo të mirë shëndetësore(FOTO)
Next Article Nuk e kuptoni ç’po ndodh me celularin tuaj? Shenjat që tregojnë se është hakuar

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Si një lëvizje studentësh e rrëzoi Vuçiçin e Serbisë
Rajon
October 26, 2026
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Rajon
October 26, 2026
“Më ke rënë në qafë”, Selin Bollati dhe Monika Kryemadhi përballen në studio: Ma hiqje trurin me Mirin
Të famshëm
October 26, 2026
Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot!
Moti
October 26, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)

October 22, 2026
Aktualitet

“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve

October 21, 2026
Ekonomi

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

October 16, 2026
Politikë

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin

October 15, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?