Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Editorial/ Kush është fenomeni i Big Brother Vip 3?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Editorial/ Kush është fenomeni i Big Brother Vip 3?
Të famshëm

Editorial/ Kush është fenomeni i Big Brother Vip 3?

Last updated: February 18, 2024 10:53
7 Min Read
SHARE

Big Brother është një format televiziv i cilësuar si eksperiment social që krijon modele për shoqërinë. Dy edicionet e para të këtij formati në Shqipëri janë konsideruar mjaft të suksesshme me një trend në rritje, duke kaluar çdo pritshmëri sa i takon audiencës dhe popullaritetit.

Edicioni i parë u rikthye në ekranin e Top Channel si një eksperiment në formatin Vip, pas realizimit të disa sezoneve me personazhë të thjeshtë të panjohur për publikun.

Ajo që ngjiti menjëherë për audiencën ishte romanca dhe intriga me personazh kryesor Donald Veshaj. I konsideruar vazhdimisht si kryefjala e këtij edicioni edhe nga moderatorja e asaj kohe Arbana Osmani, Donaldi qëndroi për muaj me radhë në krye të debateve por edhe titujve rozë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip për shkak të marrëdhënieve të tij të dashurisë.

Lexo edhe:

Oriola Marashi humb unazën luksoze në një restorant të Dubait. Por ja çfarë ndodhi më pas
Gruaja e Mirit reagon për afrimitetin e tij me Selin? Ja komenti që po qarkullon në rrjetet sociale
Megi Pojani drejt altarit këtë verë, Sinan Hoxha zbulon sekretin
Mehdi Malkaj flet për fitoren më të madhe: Im biri ka lënë lëndët narkotike, viti më i bukur i jetës sime…

Pikërisht kjo pikë e tij, u konsiderua nga shikuesit si thikë me dy presa për personazhin në fjalë. Publiku u duk se e ndëshkoi dy herë në lidhje me këtë fakt.

Demo

Ai rinisi një romancë me të fejuarën e tij aktuale Bora Zemani me të cilën kishte disa muaj i ndarë. Publiku e dashuroi ribashkimin e tyre. Ajo që ndodhi më pas ishte pasojë e kësaj dashurie. Një banor i ri do të futej në shtëpi disa javë më pas, duke i dhënë Donaldit sinjale të gabuara, se e dashura e tij mund të ketë vijuar jetën jashtë. Ai nuk po merrte asnjë sinjal prej saj, kjo edhe për faktin se gjatë kohës që kishin qenë të lidhur, nuk kishin dashur të ishin në qendër të vëmendjes.

U duk sikur kjo e shtyu Donaldin në krahët e një tjetër banoreje në shtëpinë e BBV, e cila po ashtu ishte futur me vonesë në shtëpi dhe kishte përkrahur nga jashtë lidhjen e tij me Borën, Beatrix Ramosaj.

Kjo ngjalli zemërim në publik. Për shumë analistë lidhja e Donaldit me Beatrixën ishte edhe arsyeja e ndëshkimit të tij nga publiku për çmimin final, si hakmarrje për Borën e cila lart e poshtë shprehej se po e priste atë për të vazhduar romancën e tyre.

Pas përfundimit të këtij formati, Donaldi pati një imazh të qartë të asaj që po ndodhte jashtë duke u qartësuar edhe me ndjenjat e tij. Ai nxitoi t’i jepte fund romancës me Beatrix duke u kthyer në krahët e Borës. Kjo sërish u pa me dyshim nga publiku i cili tashmë idealizoi një tjetër “viktimë” në këtë mes.

Edhe sot e kësaj dite shumë komentues në rrjetet sociale fajësojnë Donaldin që i theu asaj zemrën. Ky efekt paragjykues ndihet edhe ndaj lojës së binjakut të tij Romeo Veshaj i cili është konkurrent në edicionin e tretë të BBV, ku ka shprehur hapur simpatinë ndaj Heidit, bukuroshes shqiptare të rritur në Itali.

Para se të kalojmë te ky sezon, një ndalesë për të analizuar fenomenin absolut të sezonit të dytë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli i cili mori nga ky format çmimin e madh, famën, dashurinë e publikut dhe njeriun e jetës.

Një model mjaft i paragjykuar nga skeptikët në fillimet e tij, por i mbështetur masivisht nga publiku deri në protesta dhe peticione në rrjetet sociale. Antagonisti qartazi ishte produksioni i cili zgjodhi t’i mëshonte këtij mekanizmi duke gjeneruar të ardhura rekord nga ky format televiziv.

Krejt ndryshe duket efekti i Big Brother Vip 3 në publik. Ajo që ndodh me personazhët këtë vit është fakti se shumë prej tyre publiku i lidh me protagonistët që edicioneve të kaluara, pra një film i parë.

Ndalur te Juli, aktori shkodran vazhdimisht është paragjykuar nga ndjekësit se imiton ‘mot a mot’ lojën e Luiz Ejllit, me të cilin bashkëndan edhe origjinën si dhe një njohje të vjetër në rrugicat e Shkodrës ku ky i fundit u rrit bashkë me vëllanë e aktorit. Megjithatë Juli ka zgjedhur të jetë më neutral, më tepër në mbrojtje se në sulm me armë kryesore, forcën e argumentit.

Nga ana tjetër, Romeo është një tjetër personazh që kryqëzohet nga eksperienca e të vëllait në këtë format. Raporti i tij me Heidin shihet vazhdimisht me dyshim në publik, ndonëse rrethanat janë krejtësisht ndryshe. Fabula mbetet e njëjtë. Aktori gëzon një popullaritet të gjerë në publik i cili ka interes për miqësitë dhe armiqësitë e tij në shtëpinë më të famshme. Një tjetër tregues i popullaritetit të tij është edhe fakti që Romeo renditet në krye të listës së banorëve që kanë fituar më shumë ndjekës së pas nisjes së BBV.
Ajo që vazhdon të surprizojë këtë sezon, është Heidi Baci. Një vajzë e rritur në Itali, që bëri të gjithë shtetin fqinj të flasë për të vitin e kaluar. Ajo ka dalluar për mënyrën e drejtpërdrejtë të të thënit të gjërave në debate me banorët e tjerë dhe buzëqeshjen ‘vrastare’ edhe në debate të nxehta si armë e fortë për të çarmatosur kundërshtarin.

Një tjetër kartë e fortë e Heidit në këtë edicion mbetet të qenurit vetëm dhe pa aleate, që jo pak herë i ka bërë vajzat e tjera ta përflasin deri në bullizëm në grup, duke e rritur imazhin e saj në publik. Nëse ka diçka që ky publik nuk duron dot, është linçimi në grup i një personazhi, marr këtu shembull edhe rastin e Luizit në edicionin e kaluar.

Është ende herët për të folur për fitues dhe fenomen të këtij edicioni, por ajo që është e qartë është fakti që dinamikat do vazhdojnë të rrotullohen rreth këtyre tre personazheve./Vip-Magazine.al/

“Për ne ka qenë bombë”, Merita Halili flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të..
Mungesë kontakti prej rreth shtatë vitesh/ Babai i banorit të BBV në gjendje të rënduar, përfundon në spital
U nda nga jeta, vajza e Ema Andreas prek me dedikimin për dajën
Xhodi dhe Krist Dragoti në lidhje? Ja si përgjigjet ajo
Ndërron jetë Brigitte Bardot/ Një nga femrat më të bukura në botë, ylli i ekranit francez!

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Romeo më i pëlqyeri në rrjetet sociale! Donaldi ironizon Ledion Liçon për tre të preferuarit në BBV (FOTO)
Next Article ”Po ike nga prezantimi i Big Brother Vip merr për poshtë”, Ledioni thumbon sërish Arbanën?

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

4 shenjat e zodiakut që u duket vetja gjithmonë më lart se të tjerët
Horoskopi
January 4, 2026
Blerja e një apartamenti në Tiranë, mision i pamundur!
Vip home
January 4, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
January 4, 2026
Horoskopi 4 janar 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
January 4, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Vendimi i Malit për të mos takuar babain në Big Brother Vip, reagojnë nëna dhe motra e tij

December 28, 2025
Tv Shows

Kush do të dalë nga shtëpia të martën nga “Big Brother VIP” Albania, 17 banorë në votim

December 28, 2025
Tv Shows

Ndërpritet transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftimin URGJENT

December 27, 2025
Të famshëm

Skandalet nuk kanë ‘stop’ brenda shtëpisë së BBVK/ Banori pi nga shishja e mbushur me detergjent, nga Alba

December 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?