Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother VIP” për t’u lidhur me Donald Veshajn? Detajet e konfliktit në televizion pasi moderatorja hyri mes tij dhe Bora Zemanit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother VIP” për t’u lidhur me Donald Veshajn? Detajet e konfliktit në televizion pasi moderatorja hyri mes tij dhe Bora Zemanit
Të famshëmProfili i Vipave

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother VIP” për t’u lidhur me Donald Veshajn? Detajet e konfliktit në televizion pasi moderatorja hyri mes tij dhe Bora Zemanit

Last updated: October 30, 2021 19:16
7 Min Read
SHARE
Banner

Herë tjetër do t’ia fusësh ti Borës, po do t’ia fusësh vërtet, e ke obligative”, ishte porosia që vëllai binjak, Romeo, i dha Donald Veshajt, kur ajo ndërhyri me xhelozi në afrimitetin e tij me Einxhel Shkirën.

Gjithçka ndodhi kur Einxhel iu bashkua binjakëve në programin e tyre, duke zëvendësuar Bora Zemanin, pas largimit të saj për shkak se mori përsipër drejtimin e programit “Për’puthen”.

E duke qenë se kishin filluar thashethemet se Donaldi po afrohej pak më shumë se duhet me Einxhel, Bora i kërkoi atij ta ftonte në emission ku të inskenonin një sherr për arsye xhelozie.

Lexo edhe:

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve
Vazhdon suksesi i Olsi Bylykut me “Lule Mali”, 40 milionë klikime në vetëm 8 muaj
Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje
Pas ndarjes nga Sarah Berisha, Dj Pm në një lidhje të re dashurie?

Por në fund të numrit, Bora dhe Einxhel thanë se ishin shoqe, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe papritur Einxhel njoftoi se u kishte thënë “lamtumirë” binjakëve, për arsye që preferoi t’í mbante sekret.

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother

Por në punën vetëm disajavore të Einxhel me Donaldin, natyrisht që kishte një prapaskenë konflikti dhe xhelozie, që u bë shkak për largimin e saj nga puna dhe më pas për situatat e xhelozisë mes Donaldit dhe Borës.

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother

E disa ditë pasi Veshaj ka pranuar se ende e do moderatoren Bora Zemanin, të cilën e ka konsideruar si “femrën që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”, dhe pasi ata shkëmbyen një puthje në buzë kur Bora hyri në “BBV”, ja ku shfaqet sërish në skenë Einxhel. E larguar në Afrikë ku tha se kishte nisur një jetë të re, ajo papritur rikthehet, hyn në “Big Brother” dhe i afrohet direkt Donaldit, ish-kolegut të saj.

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother

Po ç’do të ndodhë mes tyre pasi ai i ka premtuar Zemanit se do të hyjë vetëm dhe do të dalë po vetëm nga ky reality show? Së pari tregojmë se cila është lëvizja e parë e Einxhelit pas hyrjes në shtëpi, duke qenë se realisht ka hyrë për të trazuar ujërat.

Para pak netësh, vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP” vendosën që të organizonin një festë, e cila do të përfshinte ushqime, pije dhe lojëra të ndryshme. Si pjesë të argëtimit, ato zgjodhën të luanin me dënime.

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother

Djemtë e njohur përgatitën ambientin jashtë në oborr për të luajtur, duke krijuar dy zona: atë të vajzave dhe atë të djemve. Ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit dhe nisën të jepnin dënimet me radhë. Arjola Demiri vendosi që t’i japë Einxhel Shkirës një dënim të sikletshëm. Aktorja i kërkoi moderatores që të shkonte te Donaldi dhe t’i përshpërisë një frazë. Shkira pranoi menjëherë që ta realizonte dënimin dhe u çua të shkonte drejt aktorit të humorit.
Pasi u ul në gjunjë, i pëshpëristi në vesh fjalinë: “Je shumë seksi”. Kur djemtë e tjerë e pyetën se cili ishte dënimi, aktori u tha fjalinë dhe bëri një mimikë, që e dekonspironte situatën mes tyre.

Do trazoi ujërat/ Einxhel Shkira futet në “Big Brother

Moderatorja Einxhel Shkira hyri në “BB Vip” bashkë me Beatrix Ramosajn dhe Sara Berishën. Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP” dhe komentuesit kanë shkruar se arsyeja e hyrjes është pikërisht Donaldi.

Më herët ajo ka treguar që ishte shpërngulur në Afrikë, sepse po punonte me një projekt shumë të rëndësishëm për të, por nuk dha detaje.

“Jam tip jo aventurier, por kur ngopem me një gjë, kërkoj një gjë tjetër. Për shembull, para se të vija këtu, isha në Afrikë. Faktikisht tani duhet të ikja në Afrikë, por ‘Vëllai i Madh’ më bëri të kthehesha. Në Afrikën Perëndimore. Me punë, me kompani. Një eksperiencë e re me e pa botën pak më ndryshe. Ishin kaq solarë me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Kur rri aty e shikon botën me një sy tjetër. Tani e kuptoj që jemi njerëz që merremi me gjëra që s’kanë pikën e vlerës. Ata s’kanë asgjë, por janë njerëz shumë më pozitivë se ne. Të japin energji pozitive. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë”, tha ajo.

Arsyeja pse i hodhi sytë jashtë Shqipërisë, ishte pikërisht zhgënjimi i vazhdueshëm nga puna në televizion, siç ishte dhe prishja kontratës vetëm brenda pak javëve me vëllezërit Veshaj. Në fillim të sezonit televiziv, moderatorja Einxhel Shkira u shfaq në spotin promovues të emisionit “Binjakët”, ku do të ishte në rolin e bashkëprezantueses me Donaldin dhe Romeon.

Mirëpo, duket se bashkëpunimi nuk eci siç duhej, dhe papritur ajo u largua. Me një postim në “Instagram”, Einxhel tregoi se nuk do të ishte pjesë e emisionit për arsye të ndryshme, duke mos thënë gjë konkrete.

“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e show-t Binjakët”, shkruante Shkira. “Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne! Projekte të reja po vijnë. Mezi pres t’i ndaj me ju!”.

Kjo ishte hera e disatë që Einxhel largohej nga programet televizive, pasi largimit nga “E Diell”, ku pati edhe debate me produksionin. Dhe prapaskena e këtij largimi ishte pikërisht xhelozia e Borës, për të cilën Donaldi flet në klipin e Elgit Dodës, “Toxix Love”, ku Donaldi ka shkruar tekstin dhe shfaqet vetë si aktor./Panoram

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës, policia jep detajet
Luiz Ejlli rikthehet si moderator në Top Channel, ja për çfarë bëhet fjalë
Pas dy vajzave, ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali: Mirëserdhe Dard
Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta pas daljes nga “BBV”
Lori Hoxha bën deklaratën e papritur në ditëlindjen e djalit të Grida Dumës
TAGGED:donald veshajEinxhel Shkira

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nuk do ta njihni! Transformohet Rudina Magjistari , bën ndryshimin drastik (FOTO)
Next Article Përkeqësohet gjendja e një banori, mjekët hyjnë me shpejtësi në Big Brother Vip

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Shëndeti
August 10, 2026
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Ekonomi
August 10, 2026
Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët
Vip home
August 10, 2026
Kthjellime dhe temperatura të larta, në këto zona priten reshje lokale e të pakta
Moti
August 10, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Pas komenteve për trupin, Georgina zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

August 6, 2026
Të famshëm

Dj Pm reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha

August 5, 2026
Profili i Vipave

“Të vjen turp t’i lexosh”, Ronela Hajati ngre zërin kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale

August 5, 2026
Të famshëm

Grabitet shtëpia e Angela Martinit, hajdutët futen në banesën e saj në Los Angeles dhe i vjedhin çantat

August 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?