Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini nxjerr tanket e armatosur në sheshe
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini nxjerr tanket e armatosur në sheshe
Botë

Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini nxjerr tanket e armatosur në sheshe

Last updated: November 29, 2022 19:36
5 Min Read
SHARE
Banner

COVID-19 nuk është e vetmja arsyeje përse Kina po dëshmon lëkundjet më të forta qysh prej protestave anti-qeveritare në sheshin Tiananmen.

Tanket në rrugët kineze kanë nxitur frikën e përsëritjes së skenave të dhunshme të vitit 1989, kur qeveria kineze mposhti me dhunë protestat qytetare, duke lënë qindra të vrarë, përfshi dhjetëra studentë

Këtë herë, masat anti-COVID janë kthyer në shkaktarët kryesorë të protestave masive në vend, edhe pse ato nuk janë të vetmet. Qysh prej gushtit, protestat kanë përfshirë Kinën, por jo për arsyeje të COVID-19, por për shkak të një fenomeni të njohur si ‘bank run’.

Lexo edhe:

90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?

Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini nxjerr tanket e armatosur

‘Bank run’ është një fenomen i cili ndodh kur për shkak të frikës se p.sh. një valutë apo aksion do të humbasë vlerë, klientët drejtohen me shpejtësi drejt bankave apo bankomateve për të tërhequr paratë nga llogaria e tyre, duke bërë që shumë shpesh kursimet e tyre të bllokohen – kjo sepse një përqindje shumë e vogël e fondeve të poseiduara nga bankat janë para të thata, ndërsa pjesa më e madhe gjendet në formë likuide, si borxhet apo kreditë.

Por pse po ndodh ky fenomen në Kinë?
Qindra vetë u arrestuan në Kinë gjatë verës në përpjekje për të mposhtur protestat në skandalin bankar gjatë të cilit qindra mijëra depozitues kinezë humbën shumë nga kursimet e tyre.

Që nga prilli, katër bankat kryesore në një nga provincat më të mëdha kineze të Henan kanë ngrirë depozita me vlerë miliona dollarë, duke shkaktuar panik tek mbi qindra mijëra klientë në një ekonomi tashmë të goditur nga bllokimet e Covid-19.

Depozituesit në këto banka ishin joshur me premtime për kthime vjetore deri në 18%.

Ky fenomen është bërë gjithnjë e më i shpeshtë vitet e fundit dhe shumë institucione financiare në Kinë janë akuzuar për parregullsi dhe korrupsion.

Ekspertët gjithashtu shqetësohen se kjo mund të jetë vetëm një simptomë e një problemi shumë më të madh financiar, të shkaktuar nga kriza e kredive hipotekare dhe rritja e kredive të këqija në Kinë. Kjo pasi, shumë analistë mendojnë se bankierët kinezë po rrezikojnë të rikrijojnë flluskën e krizës financiare të vitit 2008 në Wall Street, SHBA, ku qindra mijëra amerikanëve me një historik jo të mirë financiar dhe rroga të ulëta, prej vitesh iu ishte dhënë kredi për të blerë shtëpi nga agjentë bankarë të cilët e dinin mirë se ata nuk do t’i përballonin dot shpenzimet.

Kjo krijoi flluskën që çoi në falimentimin e qindra institucioneve financiare në SHBA, të cilat sigurisht u shpëtuan nga shteti, edhe pse qindra mijëra qytetarë amerikanë i humbën shtëpitë e tyre.

Rreth një e katërta e totalit të aseteve në sistemin bankar të Kinës mbahen nga rreth 4,000 huadhënës të vegjël, të cilët shpesh kanë struktura jo transparente pronësie dhe qeverisjeje dhe janë më të prekshëm ndaj korrupsionit dhe ngadalësimit ekonomik.

Dhe përveç të gjithë kësaj, ekonomia kineze po përballet me masa të reja drakoniane nga frika e përhapjes së një tjetër vale të COVID-19, gjë që po shqetëson ekspertët ekonomik në të gjithë botën.

35 kompanitë më të mëdha që prodhojnë teste Covid-19 grumbulluan rreth 150 miliardë juanë (21 miliardë dollarë) të ardhura në gjysmën e parë të 2022, duke krijuar një gjeneratë të re miliarderësh ‘pandemikë’.

Por jashtë kompleksit Covid-industrial të Kinës, ekonomia po vuan.

Bllokimet dhe kufizimet e rënda në lëvizje kanë penguar besimin e konsumatorëve dhe rritjen ekonomike.

Gjatë dy javëve të fundit ato kanë frymëzuar protesta në të gjithë vendin, me tensione që u përshkallëzuan gjatë fundjavës.

Të rinjtë kanë vazhduar protestat në rrugët e Shanghait dhe qyteteve të tjera, por censura e thellë e qeverisë kineze po e bën gjithnjë e më të pamundur të kuptohet situata reale me të cilën po përballen qytetarët kinezë.

Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E zbulon astrologia, ja cilat janë 2 shenjat më të favorizuara për vitin 2023
Next Article Bashkëpunim me Cozman së shpejti? Reagon për herë të parë Tuna

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbusheni çanten e plazhit me uljet pafund te Rossmann& Lala
Aktualitet
July 29, 2026
Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare
Ekonomi
July 29, 2026
Ja 3 shenjat e horoskopit më të favorizuara nga Jupiteri/ Mundësi të reja dhe ndryshime pozitive…
Horoskopi
July 29, 2026
Gratë me cikël në Mal të Zi do të marrin dy ditë pushim të paguar!
Kuriozitete
July 29, 2026

Lexo edhe:

Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Botë

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

February 6, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?