Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Big Brother-i i të papriturave! Si asnjëherë më parë, tre të përjashtuar dhe 6 të larguar vullnetarisht këtë vit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Big Brother-i i të papriturave! Si asnjëherë më parë, tre të përjashtuar dhe 6 të larguar vullnetarisht këtë vit
Profili i VipaveTë famshëm

Big Brother-i i të papriturave! Si asnjëherë më parë, tre të përjashtuar dhe 6 të larguar vullnetarisht këtë vit

Last updated: May 4, 2023 17:26
4 Min Read
SHARE

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e “Big Brother VIP” që këtë vit shënoi rekorde dhe shikueshmëri si asnjëherë më parë. Pati skepticizëm rreth tij në fillim, por u duk se nje personazh ia doli të surprizonte shikuesit, duke i gozhduar para ekranit.

Gjithsesi, përtej kryefjalës, Luizit, ky edicion ka pasur shumë të papritura. Mes tyre janë largimet vullnetare dhe me zarf të zi të banorëve. 3 banorë të përjashtuar dhe 6 të larguar me dëshirë- është ky bilanci i këtij edicioni, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

Banner

E në fakt duket se gjithçka mori këtë rrjedhë që javën e parë kur gazetarja Zhaklina Gjolla kërkoi të dilte. Ajo deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mund ta përballonte më presionin.

Lexo edhe:

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative
“E putha në ballë, nuk më kishte harruar”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas dy vitesh

Pak javë më pas, nga formati u përjashtua me zarf të zi Kejvina Kthella. Episodi i saj me Luizin është një nga më të bujshmit e këtij sezoni. Produksioni vendosi të pezullonte banoren për shkak të ushtrimit të dhunës fizike nga Luizit.

Largimet vijuan më tej me Bledi Manen. I ndodhur në një televotim me Luizin dhe Kiarën, gazetari vendosi të largohej vullnetarisht pak para se Arbana të lexonte vendimin e publikut. Ai tha se nuk donte që të ndërhynte mes çiftit e po ashtu deklaroi më pas se u tërhoq sepse frikësohej mos u rikthehej disa veseve, siç ishte alkooli, shkruan revista Class.

Pas Bledit, nga shtëpia u largua Valbona Mema. Megjithatë, largimi i saj nuk ishte aq sa i dëshirueshëm sa i detyrueshëm. Motra e këngëtares ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, ndaj ajo vendosi të ndërpriste rrugëtimin. Pak javë më pas fatkeqësisht motra e saj ndërroi jetë.

Pas Kejvinës, dy zarfe të tjerë të zinj mbërritën në shtëpinë e famshme. Dy banore u përjashtuan në të njëjtën ditë. Ermiona Lekbello u përjashtua si rezultat i dhunës verbale që kishte ushtruar ndaj disa banorëve të tjerë.

Pas saj u përjashtua aktorja Eva Alikaj. Ajo u pezullua për dhunë verbale pasi në një debat me Luizin iu drejtua mes të tjerash duke thënë “ta çaj kafkën”.

Jo shumë surprizë ishte tërheqja e Tan Brahimit nga gara. Pas pak javëve qëndrim ai duket se nuk e gjeti veten në format dhe disa herë shprehu dëshirën për tu larguar derisa u largua përfundimisht.

Por, ndryshe nga Tani, dalja e Olta Gixharit ishte ndoshta më e papritura dhe surprizuesja e këtij edicioni. Që në fillim ajo ishte një nga faktorët e shtëpisë dhe më pas u kthye në polin e kundërt të Luizit. Shumë ishin të bindur se ajo do ishte finaliste, por aktorja vendosi të tërhiqej pas 100 ditësh, duke u shprehur se nuk vijon dot më larg djalit.

I fundit që u largua vullnetarisht nga shtëpia ishte Lorenc Hasrama. Pas disa javëve në shtëpinë e famshme Lorenci hoqi dorë nga gara duke thënë se nuk mund ta përballonte më presionin.

Konfirmohet pritja e ëmbël e Elvana Gjatës? Ja çfarë thotë menaxheri i njohur
“O nëna, edukojini djemtë tuaj!”/ Këngëtarja shqiptare reagon me një mesazh të fortë pas rastit të Arlindës
Elijona rikthehet në Big Brother VIP Kosova
Ekskluzive/ Reperi Fero konkurrent në Big Brother Vip Albania
Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″/ Ja disa nga emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kiara Tito surprizon me veprimin e fundit ndaj Kejvina Kthellës
Next Article Vrau vjehrrit, i copëtoi dhe futi në valixhe, gjykata italiane merr vendimin drastik për 39-vjeçaren shqiptare

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
Aktualitet
November 1, 2026
Mot i paqëndrueshëm/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra, moti për ditën e sotme
Moti
November 1, 2026
Horoskopi 1 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 1, 2026
Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Aktualitet
October 31, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“Më ke rënë në qafë”, Selin Bollati dhe Monika Kryemadhi përballen në studio: Ma hiqje trurin me Mirin

October 26, 2026
Tv Shows

Selin e pyet a do jetë në Big Brother Vip? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

October 25, 2026
Të famshëm

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi

October 23, 2026
Profili i Vipave

Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë

October 23, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?