Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin
Të famshëm

Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin

Last updated: March 15, 2025 22:52
3 Min Read
SHARE

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, ka ndarë një histori të papritur që e detyroi të shkëputej për disa muaj nga skena teatrale. Shkak për këtë u bë një incident i pazakontë, ku i përfshirë ishte qeni i tij, Zigi.

Gentian Zenelaj

Banner

Gjatë një interviste, Zenelaj tregoi momentin kur një shëtitje rutinë me qenin përfundoi me një dëmtim serioz.

Lexo edhe:

“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë
Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!

“Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende”, rrëfeu aktori.

Përballja me këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht, ai nuk e kuptoi shkallën e dëmtimit dhe mendoi se ishte një tërheqje muskulore.

“I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai. Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv.

“Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm,” rrëfeu ai.

Një nga gjërat që e shqetësoi më shumë ishte fakti që shumë njerëz kishin blerë bileta për ta parë në teatër.

“Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë?” Përveç sfidave fizike, ky incident ndikoi edhe në jetën e tij familjare. Ai pranoi se përgjegjësitë më të mëdha iu desh të përballoheshin nga bashkëshortja e tij, Aida.

“Më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka.”

Me gjithë sfidat dhe dhimbjet, Zenelaj e kaloi këtë periudhë me humorin dhe optimizmin që e karakterizon, duke u rikthyer fuqishëm në skenë dhe ekran.

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin
Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj
TAGGED:Gentian Zenelaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nis protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok-ut
Next Article Horoskopi 16 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Aktualitet
November 9, 2026
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Ekonomi
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Kulturë
November 8, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë

November 4, 2026
Të famshëm

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre

November 3, 2026
Të famshëm

Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos

November 3, 2026
Të famshëmTv Shows

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën

November 1, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?