Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: A funksionojnë dietat kundër plakjes?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > A funksionojnë dietat kundër plakjes?
Shëndeti

A funksionojnë dietat kundër plakjes?

Last updated: November 3, 2022 19:59
5 Min Read
SHARE
Banner

A mund të jetojmë më gjatë dhe më të shëndetshëm duke ngrënë më mirë? Pyetja duket disi banale, dhe përgjigja është po e tillë dhe e qartë: po, ne mundemi. Por një mënyrë jetese e shëndetshme, e bazuar tek një dietë e ekuilibruar ushqimore, nuk do të ishte baza e të gjitha strategjive parandaluese të rekomanduara nga autoritetet dhe institucionet shëndetësore.

 

Por ndërsa mund të vonojmë efektet e plakjes gjatë ngrënies, a mund ta ngadalësojmë vërtet orën tonë biologjike përmes dietave? A ka vërtet dieta kundër plakjes? Përgjigja është sigurisht më e nuancuar. Një përmbledhje e studimeve kryesore mbi këtë temë, rekomandon ndarjen e realitetit nga fantazia.

Lexo edhe:

Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre

 

Dhe pavarësisht marketingut, faktet thonë se deri më sot, nuk ka dieta reale kundër plakjes me një efikasitet të provuar. Mat Keberlein nga Universiteti i Uashingtonit dhe kolegët e tijshkruajnë në një studim: “Deri më sot, nuk ka ende ndërhyrje klinikisht të vërtetuara kundër plakjes”.

 

 

Gjithsesi ata theksuan se “ekzistojnë disa prova të qëndrueshme mbi efektet kundër plakjesnga kufizimi i kalorive dhe i dietave të lidhura me to, si dhe një grup i vogël i përbërësve të mundshëm mbrojtës kundër plakjes, duke përfshirë metforminën dhe rapamicinën.

 

Studimet e kryera tek kafshë të ndryshme (brejtësit, krimbat nematodë, mizat e frutave) kanë treguar se dietat që përfshijnë një lloj kufizimi ushqimor, jo domosdoshmërisht vetëm në kalori, mund të zgjasin jetën e njeriut, dhe të vonojnë shfaqjen e patologjive të lidhura me moshën, si për shembull rënien e aftësive njohëse.

 

Nga ana tjetër, vazhdojnë autorët, kjo konfirmohet edhe nga disa të dhëna nga studimet klinike dhe vëzhgimet epidemiologjike, si ato mbi popullsinë e Okinavës në Japoni, ku historikisht banorët hanë mesatarisht më pak, jetojnë më gjatë, dhe preken më pak nga sëmundjet si kanceri dhe ato kardiovaskulare.

 

Por të dhënat nga studime të ndryshme, tregojnë se nuk ka rezultate uniforme. AlesandroBito, studiues italian në Universitetin e Uashingtonit, dhe ekspert në biologjinë e plakjes, thotë se rezultatet e kërkimeve mbi këtë temë janë të përziera, ku disa dieta duken më premtuese se sa të tjerat.

 

Ato janë regjimet klasike të kufizimit të kalorive (por pa kequshqyerje), ato të agjërimit me ndërprerje, dhe të dietave që imitojnë agjërimin , me një reduktim të kalorive dhe klasave të lëndëve ushqyese, si për shembull të karbohidrateve. Më pak të forta, sërish sa i përket potencialit për të zgjatur jetëgjatësinë , është dëshmia që vjen nga dietat izokalorike, por me kufizime në marrjen e proteinave ose aminoacideve.

 

“Në shumë raste, tek dietat që ofrojnë skema të ndryshme agjërimi, është e vështirë të dallohen efektet e atij regjimi në veçanti, nga ai i një kufizimi të thjeshtë kalorish”- thotëBito. Ndërkohë edhe të thuash me siguri, se kufizimi i kalorive funksionon gjithmonë, është diçka e rrezikshme.

 

Eksperti italian kujton rastin e dy studimeve mbi kufizimin e kalorive të kryera mbi majmunët makakë, të cilat dhanë rezultate kontradiktore:tek njëri kafshët jetuan më gjatë, ndërsa tek tjetri jo. Bito thotë se pati dallime midis dietave, por në përgjithësi edhe tek kafshët ka ende shumë variabla, që janë në gjendje të ndikojnë tek rezultatet.

 

“Ka të dhëna që tregojnë se si variante të ndryshme gjenesh, prodhojnë efekte të ndryshmetek kafshët në rastin e kufizimit të kalorive. Dhe tek njerëzit, ku diversiteti gjenetik në krahasim me kafshët laboratorike është shumë më i gjerë, rezultatet e të njëjtit regjim distik,mund të jenë shumë të ndryshme”– shton ai.

 

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se dietat kundër plakjes nuk janë fare të efektshme. Përkundrazi, ndoshta rezultatet më interesante janë efektet e disa prej këtyre dietave kundër plakjes (të tilla si kufizimi ketogjenik dhe i kalorive) në reduktimin e obezitetit dhe në përmirësimin e faktorëve të rrezikut që lidhen me sëmundje të caktuara, si presioni i gjakut dhe toleranca ndaj glukozës.

Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Përtej diagnozës së mjekut …

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E bujshme: Gerrard Pique “shokon” me deklaratën e tij
Next Article Simptoma e depresionit për të cilën askush nuk flet…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Të famshëm
August 21, 2026
Moderatori i njohur largohet nga emisioni dhe paralajmëron projekte të reja
Tv Shows
August 21, 2026
Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
Vip Travel
August 21, 2026
Nis së shpejti, detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit në Top Channel
Të famshëm
August 21, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Shëndeti

Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin

March 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?